Agjencia Zhurnal.mk

Kina do të testojë 9 milionë banorë për 5 ditë, pas paraqitjes së dhjetëra rasteve me Covid-19

Qyteti kinez i Qingdaos po e teston tërë popullatën prej 9 milionë banorëve për Covid-19 brenda një periudhe prej pesë ditësh.

Testimi në masë vjen pasi u raportuan mbi 10 raste me koronavirus e që janë të ndërlidhura me një spital i cili po i trajton pacientët që vijnë nga jashtë.

Në maj, Kina testoi tërë qytetin e Ëuhanit – vend ky me 11 milionë banorë dhe epiqendra e pandemisë globale, raporton BBC.

Vendi në masë të madhe e ka vënë nën kontroll virusin, ndonëse shumë vende tjera në botë ende janë duke u ballafaquar me shifra në rritje të të prekurve me virus e madje edhe me masa restriktive.

Në një deklaratë të postuar në rrjetin social kinez “Ëeibo”, Komisioni Komunal Shëndetësor tha se janë zbuluar gjashtë raste të reja dhe gjashtë raste asimptomatike.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...