Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kina garanton sigurinë e centralit bërthamor të Taishan-it

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian tha të martën se niveli i rrezatimit në mjedisin përreth centralit bërthamor të Taishan-it nuk është jonormal dhe se siguria e këtij centrali është e garantuar.

Situata e tanishme e centralit plotëson kërkesat e veçanta teknike, tha ai, duke shtuar se centralet bërthamore të Kinës kanë një histori të mirë funksionimi deri tani, pa asnjë incident që ndikon mbi mjedisin a shëndetin publik.

Të hënën, CNN-i raportoi se qeveria e ShBA-së kishte shqyrtuar gjatë gjithës javës së kaluar “një raport të një rrjedhjeje në centralin bërthamor të Taishan-it, pasi kompania franceze që zotëron pakicën e aksioneve të objektit, ‘Framatome’, paralajmëroi për një ‘kërcënim të menjëhershëm radiologjik.'”

Sipas CNN-it, “zyrtarët e ShBA-së kanë vlerësuar se situata nuk përbën një kërcënim të rëndë për sigurinë e punonjësve në këtë central ose për publikun kinez.”

Postime të ngjashme

Numri i rasteve globalisht nga coronavirusi shkon mbi 200 milionë

D V

Vërshimet mund të rrezikojnë më shumë miliona njerëz

D V

Turqi: Zjarri përfshin termocentralin

D V

OBSH bën thirrje për shtyrjen e aplikimit të dozave përforcuese, për të përshpejtuar vaksinimin në vendet më të varfra

D V

Vaksina Pfizer pritet të marrë miratimin e plotë deri në shtator

D V

Franca premton 100 milionë euro për Libanin në konferencën ndërkombëtare të ndihmës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...