Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kina gjobit “Alibaba”-n, “China Literature” dhe “Hive Box” për mosraportimin e marrëveshjeve

Rregullatori i tregut i Kinës tha të hënën se do të gjobisë Grupin “Alibaba”, “China Literature” të mbështetur nga kompania “Tencent” dhe kompaninë e kutive inteligjente “Hive Box” me 500 000 juanë (76,460 dollarë) secilën për mosraportimin e marrëveshjeve për shqyrtim antimonopol.

Numri në rritje i raporteve mbi monopolin e platformave tregon se ekzistojnë disa rreziqe të konkurrencës dhe rreziqe të fshehura në zhvillimin e ekonomisë në internet. Një nga problemet është se disa kompani platformash në internet nuk kanë deklaruar përqendrimin e operatorëve në përputhje me ligjin, vuri në dukje Administrata Shtetërore për Rregullimin e Tregut (SAMR).

Investimet dhe blerjet janë mjete të rëndësishme për zhvillimin dhe rritjen e kompanive të internetit, tha SAMR-ja në një deklaratë në internet, duke shtuar: “Kompanitë e sipërpërmendura kanë një ndikim të madh në industri, kryejnë shumë investime e blerje kompanish të tjera, kanë ekipe të specializuara ligjore dhe duhet të jenë të njohura me rregulloret për bashkimet dhe blerjen e kompanive. Mosdeklarimi i tyre në mënyrë aktive ka një ndikim relativisht të rëndë.”

Megjithëse gjobat janë deri diku të ulëta, SAMR-ja theksoi se ky ishte “një sinjal për shoqërinë që mbikëqyrja antimonopol në fushën e internetit do të forcohet”.

Muajin e kaluar Kina publikoi projektin e rregullave antimonopol në lidhje me ekonominë në internet, duke përfshirë informacione të hollësishme rreth kërkesave të bërjes publike të të dhënave. Këshilli i Shtetit më pas miratoi krijimin e një komiteti ndërministror, me synimin për të rritur përpjekjet për të luftuar konkurrencën e padrejtë.

Postime të ngjashme

Papa Françesku përfundon vizitën 4 ditore në Irak: Gjithmonë në zemrën time

S.B.

Në Danimarkë zbulohen 31 lloje të ndryshme të COVID

S.B.

Paralajmërimi i Faucit: Është shumë herët për t’i dhënë fund kufizimeve të vendosura nga COVID-19!

S.B.

Mianmar, dy protestues u vranë nga policia

S.B.

Shpërthimi i fuqishëm në Guinea Ekuatoriale, të paktën 15 persona të vdekur

S.B.

Rritet sërish numri i infektuarve me koronavirus në Evropë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...