Pala kineze kundërshton me vendosmëri raportin e ShBA-së që trumbeton të ashtuquajturin “kërcënim nga Kina”, që nuk ekziston, u shpreh të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes kineze Wu Qian.
Ai i tha këto në përgjigje ndaj një strategjie të re të industrisë së mbrojtjes të ShBA-së të publikuar kohët e fundit, që pretendon një të ashtuquajtur kërcënim në rritje nga Kina për të përmbysur rendin e tanishëm ndërkombëtar, shkruan CMG
Faktat kanë provuar se zhvillimi i fuqisë ushtarake të Kinës është gjithmonë zhvillimi i një force për paqen botërore, u tha Wu gazetarëve.
Gjithashtu pala kineze kundërshtoi akuzat se ka furnizuar me armë Hamasin. Kina ka ofruar vazhdimisht ndihmë emergjente, duke përfshirë ushqime dhe trajtim mjekësor, për Palestinën.
Wu Qian, zëdhënësi i Ministrisë kineze të Mbrojtjes Kombëtare, sqaroi të enjten se Kina nuk ka furnizuar kurrë me armë ose pajisje zonat e konfliktit që nga fillimi i konfliktit.