Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kina hedh poshtë deklaratën e Pompeos për gjenocid kundër ujgurëve

Kina ka hedhur poshtë një deklaratë të Shteteve të Bashkuara se Pekini është fajtor për gjenocidin kundër ujgurëve etnikë dhe minoriteteve tjera, duke thënë se pretendime të tilla janë “një copë letre mbeturinë”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying, u ka thënë gazetarëve më 21 janar në Pekin se gjenocidi në rajonin Ksinjiang në Kinës “nuk ka ndodhur kurrë në të kaluarën, nuk është duke ndodhur tani dhe nuk do të ndodhë kurrë në Kinë”.

Komentet e saj kanë ardhur pasi Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, ka thënë se Kina është duke kryer “gjenocid dhe krime kundër njerëzimit” kundër ujgurëve etknikë dhe myslimanëve tjerë në rajonin Ksinjiang.

“Unë besoj se gjenocidi është duke ndodhur dhe ne jemi dëshmitarë të tentimeve sistematike për të shkatërruar ujgurët”, nën “drejtimin dhe kontrollin” e Partisë Komuniste të Kinës, ka thënë Pompeo përmes një deklarate të lëshuar më 19 janar, një ditë para ceremonisë së inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se të paktën 1 milionë ujgurë etnikë dhe myslimanë tjerë në Ksinjiang janë ndaluar në ato që konsiderohen “qendra kundër ekstremizimit” në këtë rajon.

OKB-ja po ashtu ka thënë se miliona persona janë detyruar të qëndrojnë në kampe të internimit, ndonëse Pekini insiston se këto qendra janë edukuese, me qëllim të parandalimit të terrorizimit dhe synojnë t’i riintegrojnë këta persona në shoqëri.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut, kanë akuzuar Kinën se po detyron qindra mijëra persona të kryejnë punë të detyrueshme – pretendim që është kundërshtuar nga Pekini.

Si shenjë se politika amerikane për të drejtat e njeriut nuk do të ndryshojë kur bëhet fjalë për Pekinin, i nominuari për Sekretar Shteti nga Biden, Antony Blinken, ka thënë më 19 janar, se mbështet vendimin e Pompeos.

“Detyrimi i burrave, grave dhe fëmijëve të qëndrojnë në kampe përqëndrimi, është në fakt përpjekje që ata të jenë ndjekës të ideologjisë së Partisë Komuniste Kineze. E gjithë kjo flet për një përpjekje për të kryer gjenocid”, ka thënë Blinken gjatë një seance në Senat, të mbajtur për konfirmimin e tij në këtë pozitë.

Prej vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë shtuar presionin ndaj Pekinit, duke vënë sanksione ndaj zyrtarëve dhe kompanive për aktivitetin e tyre në Tajvan, Tiber, Hong Kong dhe Detin e Kinës Jugore.

Postime të ngjashme

Protestuesit armenë hyjnë në ndërtesën e qeverisë

S.B.

Qeveria indiane vendos masa të rrepta ndaj rrjeteve sociale

S.B.

Policë në universitete, në Greqi ndizet një luftë kulturore

S.B.

Protesta në Hong Kong, shkak gjykimi ndaj aktivistëve

S.B.

Gjykata në Mianmar shton akuzat kundër lideres Aung San Suu Kyi

S.B.

Media amerikane: Vaksinat kineze e ruse, zgjedhja më e mirë antiepidemike në Amerikën Latine

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...