Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kina hedh poshtë spekulimet e mediave për “punën e detyruar” në Xinjiang

Pekini ka hedhur poshtë spekulimet e përsëritura te disa medieve perëndimore për “punën e detyruar” në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit.

Në një konferencë shtypi të organizuar të nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës, u hodhen poshte permes argumenteve pretendimet se banorëve të këtij rajoni u është hequr liria e zgjedhjes së vendit ku duan të punojnë.

“Në fakt, punëtorët e gjitha pakicave kombëtare në Xinjiang e zgjedhin punën e tyre sipas dëshirës”, tha Zullhayat Ismayil, zëdhënësja e Zyrës së Informacionit në qeverinë rajonale të Xinjiang-ut. Ajo shtoi se punëtorët nënshkruajnë kontrata dhe paguhen nga kompanitë mbi bazën e trajtimit të barabartë dhe vullnetit të lirë për të punuar sipas Ligjit të Punës dhe rregulloreve të tjera të Kinës.

Përveç njoftimeve për “punën e detyruar” në Xinjiang, disa medie shpesh përmendin një tjetër togfjashësh, “kampe riedukimi”, të cilat i përshkruajnë si një ferr. Por realiteti është krejt ndryshe.

“Në Xinjiang nuk ka nga të ashtuquajturat ‘kampe riedukimi'”, tha Elijan Anayat, një tjetër zëdhënës i qeverisë rajoanale, sipas të cilit qendrat e trajnimit profesional të krijuara në Xinjiang janë shkolla që synojnë çradikalizimin.Xinjiang eshte nje krahine e cila ka nje situate zhvillimi ekonomik e social te qendrueshem.

Nga viti 2014 deri në vitin 2019, PBB-ja vjetore e Xinjiang-ut u rrit me një shpejtësi mesatare 7.2 % në vit, duke u ngritur nga 141 miliardë në 208 miliardë dollarë amerikanë.

Postime të ngjashme

Zhdukja e varferise, sukses me efekt global

Z H

Merkel paralajmëron për valën e tretë nëse Gjermania nuk hapet me kujdes

S.B.

Turqia synon t’ua heqë imunitetin 21 deputetëve të opozitës, i pret gjyqi

S.B.

Rrëshqitje dheu në një minierë në Indonezi, disa të vdekur

S.B.

Biden: Kam lexuar dosjet e SHBA-së për vrasjen e Khashoggit

S.B.

Ushtria armene ia kërkon dorëheqjen kryeministrit Pashinyan

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...