Kina i kërkon Japonisë të reflektojë mbi historinë e agresionit

Kina i kërkon Japonisë të respektojë deklaratat dhe angazhimet e saj për përballimin dhe reflektimin e historisë së agresionit, si dhe të veprojë me maturi në çështjet historike, përfshirë faltoren Yasukuni, deklaroi të dielën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Hua Chunying, shkruan “Xinhua”.

 

Deklarata e Hua u bë pasi kryeministri japonez Yoshihide Suga i dërgoi një donacion faltores famëkeqe të lidhur me luftën, dhe pasi ish-kryeministri japonez Shinzo Abe, disa anëtarë të kabinetit dhe disa ligjvënës vizituan faltoren.

“Pala kineze ka paraqitur përfaqësime solemne në palën japoneze përmes kanaleve diplomatike në Pekin dhe Tokio për të shprehur pakënaqësi dhe kundërshtim të fortë”, -tha ajo.

Sipas saj, faltorja Yasukuni, ku nderohen 14 kriminelë lufte të kategorisë A të Luftës së Dytë Botërore është një mjet shpirtëror dhe simbol i luftës së agresionit të militarizmit japonez.

“Ajo që disa figura politike japoneze kanë bërë në çështjen e Faltores Yasukuni cenon drejtësinë historike dhe dëmton seriozisht ndjenjat e njerëzve në vendet aziatike të viktimizuara, përfshirë Kinën. Ajo përsëri pasqyron qëndrimin e gabuar të Japonisë ndaj historisë së saj të agresionit”, -tha ajo, duke kërkuar nga

Japonia të bëjë një ndarje të pastër me militarizmin dhe të fitojë besimin e fqinjëve aziatikë dhe komunitetit ndërkombëtar përmes veprimeve konkrete

Related posts

Tpaktën 5 persona të vdekur në Turqi si pasojë e përmbytjeve

N E

Çfarë do Kina nga Afganistani pas marrjes së pushtetit nga talebanët?

Redaksia

A është Turqia ende një aleat i besuar i NATO-s?

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More