Kina i kërkon SHBA -së të ndalojë furnizimin me armë të Tajvanit

nga V.E.

Pekini i kërkoi të premten ShBA-së të ndalojë armatimin e Tajvanit .
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës Zhang Xiaogang u shpreh kështu në përgjigje të raporteve se propozimi i buxhetit i Shtëpisë së Bardhë për vitin financiar 2025 përfshinte edhe 100 milionë dollarë fonde për Tajvanin dhe se këshilltarët e Beretave të Gjelbra të Ushtrisë së ShBA-së kanë filluar vendosjen e përhershme në rajon.
Tajvani është i Kinës dhe çështja e Tajvanit është thelbi i interesave thelbësore të Kinës dhe vija e kuqe numër një që nuk duhet të kalohet ndërmjet Kinës e ShBA-së, theksoi Zhang.

Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës ka mbajtur gjithmonë një shkallë të lartë vigjilence dhe do të mbrojë me vendosmëri sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës e do të mposhtë forcat për “pavarësinë e Tajvanit” dhe ndërhyrjen e huaj, shtoi zëdhënësi
Siç shkruan CMG , të premten, një flotë anijesh të Rojës Bregdetare të provincës Fujian të Kinës Juglindore kreu një patrullim në ujërat afër ishullit Kinmen.
Më 14 shkurt, dy peshkatarë nga pjesa kontinentale e Kinës humbën jetën për shkak të përmbysjes së anijes së tyre gjatë një përplasjeje keqdashëse prej një anijeje patrullimi të rajonit të Tajvanit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More