Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kina kërcënon Biden/ SHBA dërgon luftanijen në Tajvan

Kryediplomati i Kinës i paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të mos “i kalojnë vijat e kuqe”, duke iu referuar komenteve të presidentit Joe Biden lidhur me shtypjen që i bën Pekini të drejtave të njeriut.

Yang Jiechi, anëtar i lartë i Byrosë Politike kineze, tha se Shtetet e Bashkuara duhet t`i japin fund sulmit ndaj studentëve, kufizimet të kanaleve mediatike kineze e shtypjes së kompanive të Kinës. Sa për Hong Kongun, Tibetin e Ksijinangun, ato tha, janë çështje të brendshme ku Amerika nuk duhet të afrohet fare. Shtetet e bashkuara nuk iu përgjigjën këtij paralajmërimi.

Por CNN thotë se sot, administrata e re e SHBA-së ka nisur drejt Tajvanit nje destrojer me raketa të telekomanduara në ngushticën e Tajvanit, e hera e parë që një lufatnije amerikane hyn në zonën që ndan Kinën kontinentale me ishullin që kur Bideni mori postin në 20 janar. USS John McCain, po rrugëtimin tranzit në pajtim të plotë me ligjin ndërkombëtar, u shpreh lejtnant Joe Keiley, zëdhënës i flotës së 7 të marinës amerikane. Çështja e Tajvanit të vetëqeverisur ka qenë prej kohësh një gjemb në shpinën e Pekinit që kërkon kontrollin e ishullit. Kina vazhdon të pretendojë sovranitet të plotë mbi Tajvanin, pavarësisht se të dy palët janë qeverisur veçmas prej më shumë se 7 dekadash.

Postime të ngjashme

BE përsërit thirrjen kundër mohimit të gjenocidit në Srebrenicë

D V

JP Morgan bëhet banka e parë e madhe amerikane që pranon transaksione me kriptomonedha

D V

Protestuesit ia mësyjnë parlamentit sllovak, policia hedh gazlotsjellës

D V

Hulumtimi: Dy doza Pfizer apo AstraZeneca, efikase kundër Deltës!

N E

Kina nuk do një inspektim të dytë nga OBSH-ja

N E

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme ajrore në Afganistan kundër talebanëve

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...