Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kina këshillon qytetarët kundër udhëtimeve dhe grumbullimeve gjatë Festës së Pranverës

Kina këshillon qytetarët kundër udhëtimeve dhe grumbullimeve gjatë Festës së Pranverës

Festa e Pranverës ose Viti i Ri Kinez është pa dyshim data më rëndësishme në kalendarin kulturor të Kinës, një kohë për bashkime familjare, grumbullime shoqërore dhe darka të mëdha. Pushimi shtatëditor nxit gjithashtu udhëtimin e cilësuar si “migrimi më i madh vjetor njerëzor” ndërsa miliona vetë kthehen në shtëpi për të pritur ndërrimin e viteve (sipas kalendarit kinez) me të dashurit e tyre.
Por koronavirusi e ndryshoi këtë pamje. Vitin e kaluar, Kina filloi regjistrimin e rasteve të asaj që më vonë do të njihej si COVID-19 rreth Festës së Pranverës, ku në qytetin qendror të Wuhan u shfaqën rastet e para në vend. Kjo shkaktoi bllokim në 23 janar 2020, në prag të vigjiljes së Vitit të Ri Hënor. Masa drastike prishi atmosferën festive në të gjithë vendin dhe sinjalizoi fillimin e muajve të distancimit shoqëror, kufizimeve të lëvizjes dhe ndërprerjes së disa veprimtarive të përditshme.

Një vit më pas, Kina arriti të kontrollojë kryesisht shpërthimin në vend, por rastet sporadike të kohëve të fundit dhe infeksionet lokale po shtyjnë autoritetet të vazhdojnë me masat edhe në Javën e Artë, e cila këtë vit bie më 11-18 shkurt. Prej orës 10:00 të së hënës me kohën e Pekinit, 45 lokalitete në pjesën kontinentale të Kinës janë caktuar si zona me rrezik të mesëm.

Ndërsa inkurajoi takimet virtuale sa më shumë që të ishte e mundur, autoritetet rekomanduan që mbledhjet familjare të kufizoheshin në 10 persona më së shumti. Njoftimi gjithashtu bëri thirrje për masa shtesë për aktivitetet që përfshijnë 50 ose më shumë njerëz. Grupet me përparësi duhet të vaksinohen para Festës së Pranverës, sipas udhëzimeve. Javën e kaluar, Kina miratoi përdorimin publik të një vaksine të prodhuar në vend kundër COVID-19, ku mbi 73,500 persona në rrezik më të lartë të prekjes do të vaksinohen në dy ditët e para të një fushate imunizimi.
Vitet e fundit është rritur numri i pushuesve që preferojnë të udhëtojn gjatë Festës së Pranverës, por autoritetet kineze të turizmit thanë që është më mirë të mos bëhen udhëtime turistike këtë vit.

Ministria e turizmit ende nuk i ka dhënë dritën jeshile agjencive të udhëtimit dhe kompanive të udhëtimit në internet të rifillojnë shërbimet e tyre në ture dhe do të vazhdojë të menaxhojë fluksin e vizitorëve në vendet piktoreske dhe vendet e argëtimit, të cilat aktualisht veprojnë me një kapacitet 75 për qind.

Mbajtja e maskave, vëzhgimi i distancës dhe higjiena e duarve janë ende te rendesishme ,sidomos në zonat me popullsi të dendur dhe vendet me nivel të dobët ajrimi.

Postime të ngjashme

Synohet të ulet me 10% të dendësia mesatare e ndotjes së ajrit

Bexhet Musliu

Intensifikohet kërkimi në fushën e qarqeve të integruara

Bexhet Musliu

Dhoma e Përfaqësuesve miraton ndihmën prej 1.9 trilion dollarësh

T E

Greqia “blindon” Kakavijën, shtrëngohen masat për tu futur në këtë vend

S.B.

SHBA nuk do ta sanksionojë princin saudit, pavarësisht “implikimit të tij në vrasjen e Khashoggit”

S.B.

Miratohet fondi prej 1.9 trilionësh për rimëkëmbje ekonomike në SHBA

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...