Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Kina konfirmon primatin global në tregtinë e mallrave

Gjatë pesë viteve të fundit, Kina është konfirmuar si kombi kryesor në botë për sa i përket tregtisë së mallrave, duke arritur një rekord të tregut global për importe dhe eksporte. Kjo u njoftua nga Ni Yuefeng, drejtori i Administratës së Përgjithshme të Doganave (GAC), përcjell “Xinhua”.

Gjatë 10 muajve të parë të vitit 2020, theksoi Ni, tregtia e jashtme kineze përfaqësonte 12.8% të totalit botëror, nga 11.9% e regjistruar në vitin 2015, duke arritur nivelet më të larta të të gjitha kohërave.

Gjatë Planit të 13-të Pesëvjeçar (2016-2020), importet dhe eksportet totale të KInës u rritën me 17.2 për qind, në 146.370 miliardë juanë (rreth 22.570 miliardë dollarë). Në vitin 2020, sipas një zëdhënësi të Administratës së Përgjithshme të Doganave, Kina doli nga sfidat globale ekonomike dhe tregtare si e vetmja ekonomi e madhe në botë që përjetoi rritje pozitive në tregtinë e jashtme të mallrave.

Postime të ngjashme

Maqedoni: Borxhi publik është rritur për 64.4% të BPV-së

D V

Qeveria injoron vërejtjet e Antikorrupsonit për autostradat

D V

Fabrika për përpunimin e mbeturinave në Negotinë është projekt krejtësisht evropian dhe i pastër ekologjikisht, porositi Zaev

D V

Është rritur qarkullimi në tregtinë me pakicë

Z H

Në qershor rritje prej 9,5 për qind të prodhimtarisë industriale në nivel vjetor

Z H

BP: Treguesit e fundit makroekonomikë kryesisht lëvizin në kornizat e pritura

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...