Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kina kufizon hetimet për origjinën e virusit

Ka kaluar mbi një vit që kur personi i parë në botë u infektua me koronavirusin. Të paktën 1.7 milion njerëz kanë humbur jetën nga virusi në të gjithë botën që nga ajo kohë. Një investigim i agjensisë së lajmeve Associated Press tregon se qeveria kineze po kontrollon rreptësisht të gjitha kërkimet për origjinën e virusit, ndërsa promovon teoritë e skajshme se pandemia e ka origjinën diku tjetër.

Qeveria kineze po monitoron gjetjet e shkencëtarëve dhe ka urdhëruar që botimi i çdo pune kërkimore të miratohet së pari nga një strukturë e re e menaxhuar nga kabineti i Kinës nën drejtimin e drejtpërdrejtë të Presidentit Xi Jinping, sipas dokumenteve të brendshme të marra nga Associated Press.

Nga Tajlanda në Brazil, shkencëtarët në të gjithë botën kanë kërkuar origjinën e virusit tek burimi i tij i mundshëm: lakuriqët e natës.

Gati dy kilometra larg Wuhan-it, lakuriqët e natës banojnë në një labirint shpellash nëntokësore gëlqerore në provincën Yunnan në Kinën jugore. Fshatarët thanë se nën drejtimin e një murgu budist shpella ishte përdorur si një vend i shenjtë.

Kontakte të tilla mes lakuriqëve të natës dhe njerëzve që luten në shpella, në gjueti apo në miniera – i alarmon shkencëtarët. Kodi gjenetik i koronavirusit është shumë i ngjashëm me koronaviruset e lakuriqëve dhe shkencëtarët dyshojnë se COVID-19 kaloi tek njerëzit nga një lakuriq nate ose nëpërmjet një kafshe ndërmjetëse.

Jonna Mazet, është profesore e Epidemiologjisë dhe Ekologjisë së Sëmundjeve në Universitetin e Kalifornisë, Davis.

“Bartësi më i mundshëm evolucionar i koronavirusit SARS 2 është një lakuriq i vogël. Këtyre lakuriqëve të natës u pëlqen të jetojnë në shpella, por ata jetojnë në të gjithë pellgun e Kinës dhe në Azinë Juglindore”, thotë zonja Mazet.

Sot, zona në Yunnan vëzhgohet nga afër. Agjentët e sigurisë ndoqën ekipin e Associated Press në tre vende dhe ua ndaluan gazetarëve të vizitonin shpellën, ku studiuesit identifikuan lakuriqët e natës përgjegjës për SARS-in.

Fshatarët krijuan një bllokadë në rrugë.

“Politizimi dhe shtetëzimi i këtij problemi shëndetësor ka ngritur pengesa të mëdha për këtë bashkëpunim”, thotë zonja Mazet.

Gjuetia e fshehtë për origjinën e COVID-19 në Kinë tregon se si qeveria është përpjekur të marrë kontrollin.

Kërkimi filloi në tregun Huanan të ushqimeve të detit në Wuhan, një kompleks i gjerë, ku u zbuluan shumë nga rastet e para të koronavirusit tek njeriu.

Në mes të dhjetorit të vitit të kaluar, shitësi Jiang Dafa vuri re se njerëzit po sëmureshin.

“Nuk thanë asgjë. E mbyllën natën pa njoftuar. Nuk mund të futeshim brenda; nuk mund të merrnim sendet tona. Pastaj të gjitha u dogjën. Të gjitha gjërat në kioska. Qeveria e mbylli të gjithë qytetin”, thotë shitësi Jiang Dafa.

Zonja Mazet thotë se mungesa e bashkëpunimit midis shkencëtarëve kinezë dhe atyre amerikanë ishte një zhgënjim.

Ajo tha se të kuptuarit e ndërveprimit mes lakuriqëve të natës dhe njerëzve është thelbësor për të shmangur një valë tjetër të përhapjes.

“Nëse duam që kjo të mos ndodhë më, duhet të kuptojmë marrëdhënien virus-pacient-mjedis në mënyrë që të ndërmarrim hapa për të parandaluar që këto gjëra të ndodhin përsëri”, thotë zonja Mazet.

Postime të ngjashme

Avioni bën ulje të detyruar në Sofje! Pasagjeri sulmoi stjuardesën dhe…

T E

Frika nga protesta e grave, Pallati Presidencial rrethohet me barrikada para 8 marsit

T E

Tërmet tjetër me madhësi 4.2 të shkallës Rihter “trondit” Larisën

T E

Piloti fik motorrët e avionit me 101 persona në bord, tmerrohen pasagjerët

T E

Mianmar, forcat e sigurisë hapin zjarr, bëjnë bastisje

T E

Pronari merr peng qiraxhijtë e padëshiruar, i lidh e i hedh dhjetra km larg

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...