Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kina kundërshton politizimin e Lojërave Olimpike

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian ritheksoi se politizimi i ngjarjeve sportive shkel frymën e Kartës Olimpike, dhe njëkohësisht dëmton interesat e sportistëve të vendeve të ndryshme e çështjen olimpike ndërkombëtare.
Duke folur në një konferencë shtypi, Zhao tha se Kina ka besim që, në bashkëpunim me palët e ndryshme, do t’i organizojë Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 në një mënyrë madhështore dhe të mrekullueshme.

Zëdhënësi i diplomacisë kineze i bëri këto komente pasi Departamenti amerikan i Shtetit mohoi se po shqyrton mundësinë e bojkotimit të përbashkët me aleatët të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit. “Qëndrimi ynë për Lojërat Olimpike të vitit 2022 nuk ka ndryshuar. Nuk kemi diskutuar dhe nuk po diskutojmë ndonjë bojkotim të përbashkët me aleatët e partnerët,” thuhet në një deklaratë për shtypin të Departamentit të Shtetit.

Më parë , disa media cituan fjalët e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit Ned Price se ShBA-ja do të shqyrtojë thirrjet për bojkotim të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit.

Në deklaratë Departamenti sqaroi se Price nuk ka thënë “ne kemi”, në ndryshim nga disa njoftime.

“Ne diskutojmë rregullisht me aleatët e partnerët për Kinën. Do të vazhdojmë ta bëjmë një gjë të tillë, sepse e dimë që një qëndrim i përbashkët do të ishte gjithmonë në interesin tonë,” thuhet në deklaratë.

Postime të ngjashme

65 palesinezë dhe gjashtë izraelitë të vdekur nga konflikti katër ditorë në Gaza

N E

Në 24 orët e fundit Meksika ka regjistruar 267 viktima nga Kovid-19

N E

Spanja pret rreth 45 milionë turistë të huaj këtë vit

N E

Lehtësohen masat kufizuese, Greqi do të lejohen dasmat dhe pagëzimet, por me disa rregulla specifike

N E

Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi takimin urgjent për situatën në Jerusalem

N E

Bullgaria me qeveri tranzitore deri në zgjedhjet e parakohshme në korrik

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...