Kina lëshon dy satelitë për të testuar teknologjitë 5G dhe 6G

nga V.E.

Kina lëshoi të shtunën dy satelitë eksperimentalë për të eksploruar teknologjitë e integruara të komunikimit në hapësirë dhe në tokë.

Satelitët kanë hyrë me sukses në orbitën e ulët të Tokës në një lartësi prej 500 kilometrash shkruan CMG.

Një prej tyre është sateliti “China Mobile 01”, i prodhuar së bashku nga operatori shtetëror i telekomunikacionit “China Mobile” dhe kompania kineze e internetit satelitor UBINEXUS. Ai është sateliti i parë në botë për përpunimin e sinjaleve i pajisur me një sistem operativ 5G në hapësirë.
Duke përdorur mbulimin e gjerë të satelitit, stacioni bazë që ai mbart mund të transmetojë sinjale 5G në vende që nuk mund të mbulohen nga rrjetet tokësore.

Sateliti tjetër testues, i quajtur “Xinghe”, përmban një arkitekturë të përndarë autonome për rrjetin 6G, e krijuar bashkërisht nga “China Mobile” dhe Akademia e Inovacionit për Mikrosatelitët e Akademisë Kineze të Shkencave.

Krahasuar me satelitët e orbitës së lartë që funksionojnë në një lartësi prej 36 000 kilometrash, këta dy satelitë kanë epërsitë e vonesës së vogël dhe shpejtësisë së lartë të transferimit të të dhënave, tha kompania “China Mobile”.
Operatori bëri të ditur se satelitët në orbitën e ulët të Tokës janë platforma thelbësore për rrjetet e ardhshme të integruara hapësirë-tokë. Zhvillimi në shkallë të gjerë i konstelacionit të orbitës së ulët mund të ndihmojë në plotësimin e boshllëqeve në mbulimin me sinjal në rrjetet celulare tokësore dhe zgjerimin e shërbimeve të internetit satelitor me gjerësi bande më të lartë në zonat e largëta, oqeanet dhe sektorin e aviacionit.

Kompania “China Mobile” tha se do të kryejë teste në orbitë bazuar në satelitët eksperimentalë për të përshpejtuar më tej zhvillimin e teknologjive satelit-Tokë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More