Kina mbështet Agjencinë Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA)

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kinës Zhao Lijian tha të hënën në konferencë për shtyp se Kina mbështet Agjencinë Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) që të dëgjojë mendimet e palëve të interesuara dhe të luajë një rol të duhur sipas lejes në çështjen e hedhjes së ujit të ndotur bërthamor të centralit bërthamor Fukushima, Japoni.

 

Sipas një raporti nga AP, zv.drejtorja e përgjithshëm e IAEA-së Lydie Evrard bëri të ditur se një grup i ri teknik do të bëjë një vlerësim të sigurisë për hedhjen e ujit të ndotur bërthamor të centralit bërthamor Fukushima. Duke folur për këtë, Zhao tha se ekspertë nga Kina, Koreja e Jugut, Rusia dhe vende të tjera do të marrin pjesë në këtë grupin teknik të IAEA-së.

“Grupi do të ndihmojë bashkësinë ndërkombëtare në vlerësim, mbikëqyrje dhe inspektim në fazën pas, gjatë dhe pas trajtimit të ujit të ndotur bërthamor. Pala japoneze duhet të ofrojë mbështetje gjithanshme, duke përfshirë negociatë për plane të mundshme, dhe pranimin e mbikëqyrje dhe inspektim për saktësinë e të dhënave dhe efikasitetin e trajtimit.”

Zëdhënësi kinez theksoi se pala japoneze duhet të përballohet me shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare, tërheqë vendimin e gabuar për hedhjes së ujit të ndotur bërthamor në det, dhe të ndalojë të gjitha punë përgatitjeje. Pala japoneze nuk mund të nis hedhjen e ujit të ndotur bërthamor para se të arrijë në një konsensus me vende të interesuara dhe organizata përkatëse.

Related posts

Talebanët marrin vendimin përfundimtar, femrat mund të vazhdojnë studimet në universitete – tregojnë edhe kushtet që duhet përmbushur

D V

Spanja rikthen karantinën edhe për katër vende të tjera

D V

SHBA paralajmëron kundër udhëtimit në disa shtete

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More