Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kina ndalon transmetimin e BBC-së pas raportimit për ujgurët

Programit të lajmeve ndërkombëtare i transmetuesit publik britanik, BBC, që njihet si një ndër mediet më prestigjioze dhe më të paanshme në botë, i është ndaluar transmetimi në Kinë.

Administrata Kombëtare për Radio dhe Televizione në Kinë tha se raportimi i programit “BBC World News” e ka shkelur kërkesën që lajmet të jenë të vërteta dhe të paanshme dhe i ka minuar interesat kombëtare të Kinës e solidaritetin etnik.

Ndaj këtij vendimi reagoi televizioni britanik. “Jemi të zhgënjyer që autoritetet kineze kanë vendosur ta marrin këtë drejtim të veprimeve. BBC-ja është transmetuesi më i besueshëm në botë i lajmeve ndërkombëtare dhe raporton për rrëfime nga e tërë bota në mënyrë të drejtë, të paanshme dhe pa frikë apo favorizime”, thuhet në reagim.

Ky vendim është një tjetër hap drejt përkeqësimit të raporteve mes dy fuqive botërore, ndonëse Kina është një ndër partneret kryesore tregtare të Britanisë së Madhe. Marrëdhëniet mes tyre janë ftohur edhe për shkak të ligjit të sigurisë për Hong Kongun dhe shtypjen e disidentëve nga autoritetet kineze.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë, Dominic Raab, vendimin e Kinës për bllokimin e transmetimit të lajmeve ndërkombëtare të BBC-së e quajti kufizim të papranueshëm të lirisë së medieve. “Ky vendim vetëm do ta dëmtojë reputacionin e Kinës në sytë e botës”, tha ai.

Javëve të fundit, qeveria kineze i ka kritikuar raportet e BBC-së rreth pandemisë së koronavirusit në Kinë dhe dyshimeve për dhunim seksual sistematik e punë të detyrueshme në rajonin Xinjiang, e banuar me shumicë myslimane.

Postime të ngjashme

Qindra persona evakuohen nga Afganistani në SHBA

D V

Raportohet se varianti Delta përhapet sikurse lia e dhenve

D V

Biden kërkon që secilit person të vaksinuar t’i ndahen 100 dollarë

D V

Moduli rus destabilizon Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

D V

Kina përballet me shpërthimin më të keq të koronavirusit, pas atij të Vuhanit

D V

BE-ja kërkon mbështetje për krizën me migrantë në Lituani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...