Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kina në gatishmëri të plotë për një valë të dytë të COVID-19

Autoritetet shëndetësore kineze po shtojnë masat paraprake në disa qytete pas zbulimit të koronavirusit në paketimin e ushqimit të importuar dhe konfirmimit të rasteve të reja të brendshme.

Qyteti i Tianjin-it është në gatishmëri të lartë pas konfirmimit të rasteve të reja COVID-19 në një lagje banimi. Tianjin–, qytet port fqinj i Pekinit, ka forcuar masat kufizuese pas konfirmimit të katër rasteve të reja në fund të javës së kaluar.

Sipas Zyrës së Parandalimit dhe Kontrollit të epidemisë së qytetit, lagja e banimit ku ndodhën rastet e reja u klasifikua si zonë me rrezik të lartë për COVID-19, ndërsa janë futur në vetëveçim 20 mijë banorë.

“Blloku i banimit Kanhaixuan në zonën e portit Dongjiang është mbyllur plotësisht dhe statusi i tij është ngritur në një rrezik të lartë.

Sipas zyrtarëve vendorë, janë vendosur masa të rrepta karantine në “zonat e nxehta”, janë anuluar grumbullimet dhe disa vendeve të argëtimit u është kërkuar të pezullojnë biznesin.

Qytetet e tjera në Kinë gjithashtu po shtojnë masat parandaluese për t’u mbrojtur nga rastet e importuara COVID-19, ndërkohë që numri i rasteve në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë po rritet.

Ndërsa, qyteti i Wuhan-it ka ngritur alarmin e kuq për trajtimin e mallrave të ngrira nga importi, pas raportimeve të fundit në disa qytete kineze për zbulimin e koronavirusit në paketimet e importuara të ushqimeve të ftohta.

Postime të ngjashme

Putin nënshkruan ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve të sigurisë

Dafina Vidishiqi

30 mijë fëmijë rrezikojnë të vdesin nga uria në Tigray të Etiopisë

Dafina Vidishiqi

Mbretëresha i bëri të qeshnin udhëheqësit e G7: A duhet të dukeshit sikur po kënaqeni gjatë pozimit?

Dafina Vidishiqi

Putin: Marrëdhëniet me SHBA-në në nivel më të keq në vitet e fundit

Dafina Vidishiqi

G7-ta sot pritet ta hartojë planin global anti- COVID

Dafina Vidishiqi

Kanadezët marshojnë kundër islamofobisë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...