Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Kina nis misionin për të sjellë gurë hënorë në Tokë

Kina i është rikthyer misioneve eksploruese në Hënë, pas gati katër dekadave.

Sonda hapësinore u lëshua të martën, 24 nëntor, nga provinca jugore e Hainanit dhe hyri në orbitën e saktë nëpërmjet telekomandimit.

Nisja ishte planifikuar fillimisht në vitin 2017, por u shty për shkak të një problemi motorik në raketën “Long March 5”.

Pekini thotë se ka investuar miliardë dollarë në programin e vet me shpresën që në vitin 2022 të dërgojë ekipe astronautësh në hapësirë, e më vonë edhe në Hënë.

Objektivi i misionit të fundit është gërmimi i shkëmbinjve hënorë dhe mbledhja e mostrave për të përcaktuar origjinën dhe formimin e satelitit të Tokës.

Sonda robotike do të hulumtojë edhe materiale nga terrene vullkanike të paeksploruara më parë.

Misioni i parë hënor për të sjellë gurë nga Hëna

“Chang’e5”, u lancua nga qendra hapësinore “Wenchang”, në provincën Hainan, shkruan “China Daily”.

Sonda u transportua në një port në Wenchang me anije në fund të shtatorit dhe më pas u transportua me kamionë të veçantë në qendrën e nisjes.

Sonda pritet të zbresë në trupin qiellor në fundin e nëntorit dhe pas dy javëve atje parashikohet të mbledhë rreth 2 kg materiale hënore që do transportohen në Tokë fillimin e muajit tjetër.

Misioni

Ky është misioni i gjashtë i programit dhe pritet të jetë një nga përpjekjet më të vështira dhe sfiduese hapësinore që Kina ka filluar dhe do të bëhet operacioni i parë hapësinor në botë në më shumë se katër dekada për të sjellë mostra hënore përsëri në Tokë.

Sipas Administratës, misioni pritet të lehtësojnë kërkimet e shkencëtarëve mbi origjinën dhe evolucionin e Hënës.

Nëse Kina e përmbush me sukses misionin në Hënë, do bëhej vendi i tretë në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1960, 1970.

Teknologjia e përdorur këtë radhë është megjithatë shumë më novatore, dhe e provuar të paktën dy herë të tjerë nga kinezët në këto 7 vitet e fundit.

Postime të ngjashme

Flamingot në Keni, në zhdukje

S.B.

Burgu me kanal televiziv

S.B.

Balerina ruse interpreton “Liqenin e Mjellmave” në minus 15 gradë Celsius

S.B.

Si më ka ndryshuar një vit pa bibliotekën time

S.B.

Kjo është historia e trishtë e 8 Marsit

S.B.

Një avokat ka zbuluar një mashtrim të thjeshtë që do t’ju ndihmojë të identifikoni një gënjeshtar

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...