Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kina nxit G20-n t’i japë përparësi zhvillimit dhe të sigurojë lehtësimin e borxheve për vendet e varfra

Kina nxit G20-n t’i japë përparësi zhvillimit dhe të sigurojë lehtësimin e borxheve për vendet e varfra

Presidenti i Kinës Xi Jinping bëri thirrje për më shumë përpjekje për ndërtimin e një bote me begati të përbashkët dhe me zero varfëri, pasi udhëheqësit e G20-s po shtojnë përpjekjet për të ndihmuar vendet e varfra dhe me shumë borxhe.

“Kemi nevojë më shumë se kurrë për masa thelbësore përballë COVID-19”, tha presidenti Xi në sesionin e dytë të Samitit të G20-s të Rijadit.

Presidenti Xi nënvizoi se zhvillimi është çelësi për zhdukjen e varfërisë. Anëtarët e G20-s duhet t’i japin përparësi agjendës së zhvillimit në bashkërendimin botëror të makropolitikës dhe zbatimin e Agjendës për Zhvillimin e Vazhdueshëm 2030.

Vendet e G20-s duhet të zvogëlojnë barrën e borxhit të vendeve në zhvillim dhe të vazhdojnë t’u sigurojnë atyre mbështetjen e nevojshme financiare në mënyrë që të rrisin aftësinë e tyre për të ulur varfërinë, tha presidenti Xi.

Në këtë samit, presidenti Xi tha se Kina mbështet vendimin e G20-s për zgjatjen e Nismës së Pezullimit të Shërbimit të Borxhit dhe do të vazhdojë ta zbatojë atë së bashku me palët e tjera.

Xi shtoi se Kina ka zbatuar plotësisht këtë Nismë, me një shumë të përgjithshme që tejkalon 1.3 miliard dollarë.

Kina është drejt arritjes përfundimtare të zhdukjes së varfërisë absolute, tha Xi në samiti. Kjo arritje është realizuar 10 vjet përpara afatit të përcaktuar nga Agjenda e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Vazhdueshëm 2030.

Ndërsa, në një tjetër ngjarje në kuadër të samitit të udhëheqësve të G20-s për mbrojtjen e planetit, presidenti Xi u zotua se Kina do të bëjë më shumë përpjekje për të trajtuar klimën dhe sfidat e tjera mjedisore dhe për të mbrojtur planetin.

Xi shtoi se Kina do të zbatojë plotësisht Marrëveshjen e Parisit dhe punon për të realizuar qëllimin e saj për asnjanësimin e emetimit të dioksidit të karbonit para vitit 2060. Kina mbështet zhvendosjen në energji me karbon të ulët në epokën pas COVID për të arritur qëllimin e energjisë së qëndrueshme për të gjithë, shtoi ai.

Kina mbështet thellimin e bashkëpunimit G20 në zvogëlimin e degradimit të tokës, në mbrojtjen e gumave koralore dhe pastrimin e plastikës nga oqeani .

Postime të ngjashme

Merkeli për dozë të dytë mori një vaksinë tjetër, jo AstraZeneca-n

Bekim Laçi

Hong Kong: Nis gjyqi i parë nën Ligjin e ri për siguri kombëtare

Bekim Laçi

Republikanët në SHBA bllokojnë projektligjin për reforma zgjedhore

Bekim Laçi

Miliona persona u kthyen në milionerë gjatë pandemisë

Bekim Laçi

Polici amerikan nuk ndahet së qari pasi u detyrua ta vrasë 19-vjeçaren – familja “ia fal gjakun”

Dafina Vidishiqi

Fauci: Varianti Indian, kërcënimi më i madh në luftën kundër Covid-19

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...