Një vend i fortë duhet të zhvillojë me përparësi bujqësinë e vet dhe vetëm me një themel të fortë bujqësor mund të lulëzojë një vend. Kina po shton përpjekjet për t’u bërë një fuqi bujqësore. Në këtë sfond, Festa e Korrjeve e Fermerëve nuk është vetëm për kremtim i pasurisë bujqësore të Kinës, por edhe pasqyrë dhe perspektivë e zhvillimit bujqësor të vendit.
Të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave tregojnë se norma mesatare vjetore e rritjes së vlerës së prodhimit bujqësor në vitet 2013-2021 arriti 4.5 % dhe norma e mekanizimit bujqësor vitin e kaluar ishte 73 %.
Inovacioni i vazhdueshëm në teknologjitë e prodhimit bujqësor, përmirësimi i qëndrueshëm i cilësisë së prodhimeve bujqësore dhe aplikimi i gjerë i mekanizimit bujqësor dhe digjitalizimit, të gjitha këto tregojnë plotësisht forcën dhe potencialin e përgjithshëm bujqësor të Kinës. Ato jo vetëm kanë shtuar ndjeshëm efektshmërinë e prodhimit bujqësor, por edhe kanë siguruar rendimentin dhe cilësinë e produkteve bujqësore.

Me zbatimin e strategjisë së modernizimit rural të Kinës, fshatrat e vendit kanë përjetuar ndryshime të rëndësishme. Zonat rurale, dikur të varfra e të prapambetura, tani janë bërë të bukura. Përmirësimet në infrastrukturën rurale, të tilla si rrugët, elektriciteti dhe komunikacioni, kanë përmirësuar ndjeshëm mjedisin e jetesës së banorëve ruralë
Investimi i përgjithshëm në pasuritë fikse në autostradat rurale arriti 473.3 miliardë juanë në vitin 2022, duke shënuar një rritje me 15.6 % në krahasim me vitin 2021. Po vjet më shumë se 180 mijë kilometra rrugë rurale u ndërtuan ose u rinovuan, 10 mijë e 589 ura të rrezikshme rurale u përforcuan dhe u zhvilluan projektet e sigurisë në 135 mijë kilometra autostrada rurale.
Festa e 6-të e Korrjeve e Fermerëve ka ofruar një mundësi për të vlerësuar procesin e modernizimit të bujqësisë, zonave rurale dhe fshatarësisë kineze. Kjo ditë e veçantë tregon fuqinë e përgjithshme bujqësore të Kinës, mjedisin e bukur e të jetueshëm në zonat rurale dhe transformimin ekonomik e kulturor të fermerëve kinezë, shkruan CMG