Një mbledhje e lartë u mbajt të martën në Pekin për të analizuar gjendjen ekonomike aktuale dhe për të përcaktuar përparësitë për gjysmën e dytë të vitit.
Presidenti Xi Jinping drejtoi mbledhjen, ku u bënë thirrje për përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin ndaj rreziqeve, për përgatitje për të trajtuar skenarë të vështirë, dhe ruajtje vendosmërie strategjike në zhvillimin e vendit.
Ekonomia e vendit ka qenë përgjithësisht e qëndrueshme dhe ka bërë përparim që nga fillimi i vitit, sipas një deklarate zyrtare të lëshuar pas mbledhjes.
Vendi ka ruajtur impulsin e rimëkëmbjes ekonomike dhe ka lëvizur me shpejtësi për të nxitur motorët e rinj të zhvillimit dhe konkurrencës, tha deklarata.
Aktualisht, vendi po përballet me ndikime të dëmshme nga ndryshimet në mjedisin e jashtëm. Kërkesa efektive vendase mbetet e pamjaftueshme. Ka ende rreziqe të ndryshme dhe të mundshme në sektorët kryesorë. Gjithashtu ka edhe sfida që rezultojnë nga zëvendësimi i motorëve tradicionalë të rritjes me ata të rinj.
Sipas vendimit, më shumë forca do të kushtohen në fusha si nxitje e konsumit të brendshëm, shtim i të ardhurave të banorëve, ndërtim të mjedisit të ndërkombëtarizuar të biznesit, hapje sistematike ndaj botës së jashtme, promovim të rigjallërimit rural e të punësimit, përmirësim të mirëqenieve, luftë kundër ndotjes etj.

