Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kina prodhon vaksinën e parë speciale, doza e parë ka efekt 6 muaj, po prodhohen 500 milion

Kina ka nxjerrë në treg vaksinën e parë Ad5-nCovid-19, duke u bërë vendi i parë që nxjerr vaksinën e parë “vetëm me një dozë” e cila do të prodhohet dhe do të vaksinojë mbi 500 milion persona brenda vitit. Faza e parë klinike e vaksinës ka nisur më 16 Mars 2020, duke u bërë edhe vaksina e parë botërore kandidate e cila hyri edhe në testin përfundimtarë klinik. Vaksina Ad5-nCoV është rikombinim i plazmës dhe vaksinës vektore e cila u krijua dhe u testua nga kompania farmaceutike CanSino si dhe Inistuti Mjekësor Ushtarak.

Ndryshe nga vaksinat e tjera, Ad5-nCoV është efektive vetëm me një dozë të vetme dhe arrin të ketë mbrojtje të dyfishtë hormonale mbi imunitetin e trupit në të njëjtën kohë. Është e vetmja vaksinë e cila pati aprovim të detyruar për përdorim jashtë kinës. Efekti mbrojtës qëndron deri në 6 muaj vetëm me injektimin e një doze të vetme dhe rrit imunitetin nga 10 deri në 20 herë nëse edhe doza e dytë merret pas gjysmë viti. “Ne kemi të dhëna se vaksina funksionon për gjashtë muaj. Askush nuk ka nevojë të marrë dozën e dytë të vaksinës brenda gjashtë mujorit të parë pasi ka marrë injeksionin e parë. Por edhe nëse epidemia nuk përfundon edhe pas gjashtë muajsh, ne e kemi zhvilluar këtë vaksinë që të ketë efekt edhe pas gjashtë muajsh pas dozës së parë”, deklaron Chen Wei, virolog në Universitetin e Fudanit në Shanghai.

Sipas të dhënave, Chen dhe shkencëtarët e tjerë, deklarojnë se “vaksina do të ketë efekt për të paktën gjashtë muaj pas dozës së parë. Pjesa më e rëndësishme është se vaksina mund të prodhohet shpejt dhe në masë të madhe”. Vaksina ka shfaqur mbrojtje të plotë ndaj shumë të sëmurëve në Pakistan dhe vende të tjera të rajonit, duke bërë që të jetë mbi 90 për qind mbrojtëse ndaj pandemisë dhe viruseve të tjera. Vaksina ka treguar 91 për qind efikasitet gjatë goditjes së viruseve të tjera nëpër analiza. Është efektive mbi 65.7 për qind të viruseve të sëmundjeve të frymëmarrjes në testet klinike në shumë vende ku janë zhvilluar edhe testet.

Vaksina Ad5-nCoV është shumë e zhvilluar dhe e lehtë në përdorim. Kjo vaksinë është përdorur edhe në luftimin e sëmundjeve të Ebolës në vitin 2014.Personat nën moshën 18 vjeç dhe mbi 60 vjeç nuk janë të lejuar të përdorin vaksinën pa aprovimin e mjekut specialist. Por kjo vaksinë është ndryshe nga të tjerat. Faza e parë dhe e dytë e Ad5-nCoV, ka përfshirë edhe pjesmarrjen e personave të moshës mbi 55 apo 60 vjeç e sipër jo vetëm për Covid-19 por edhe sëmundje të tjera.

Përderisa vaksina transportohet në ambjent me tempraturë nga 2 deri në -8 gradë celcius, nuk është e nevojshme që të kërkohet frigorifer me temperaturë shumë të ftohtë për t’u ruajtur. Pasi ka përfunduar edhe testi i fundit klinik në disa vende të botës, shumë shpejt vaksina do të jetë gati edhe për përdorim të gjerë. Burimi (E.M)

Postime të ngjashme

Jens Stoltenberg: NATO vendos rreth anëtarësimit të Ukrainës

N E

Joe Biden i propozon Vladimir Putinit takim të nivelit të lartë

N E

SHBA do të rrisë numrin e forcave ushtarake në Gjermani

N E

OBSH: Fundi është ende larg! Pandemia, megjithatë, po mbahet nën kontroll

S.B.

Pezullohet vaksina Johnson&Johnson/ Të vaksinuarit pësuan mpiksje të gjakut në SHBA

S.B.

Afganistan, 5 ushtarë të vdekur nga sulmi i talebanëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...