Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Kina publikon librin e bardhë mbi bashkëpunimin ndërkombëtar për zhvillimin

Zhurnal Ads

Bashkëpunimi ndërkombëtar për zhvillimin i Kinës në epokën e re është udhëhequr nga vizioni i një bashkësie globale me të ardhme të përbashkët, thuhet në librin e bardhë të publikuar nga Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit.

Libri i bardhë, me titull “Bashkëpunimi ndërkombëtar për zhvillimin e Kinës në epokën e re”, shpjegon origjinën kulturore dhe filozofike të bashkëpunimit ndërkombëtar të zhvillimit të Kinës, qasjet dhe parimet e Kinës mbi bashkëpunimin ndërkombëtar të zhvillimit, si dhe masat konkrete për bashkëpunimin në fushën e zhvillimit.

Nga viti 2013 deri në vitin 2018, Kina dha gjithsej 270.2 miliardë juanë (rreth 41.4 miliardë dollarë amerikanë) ndihmë të huaj në tre kategori: grante, kredi pa interes dhe kredi koncesionare.

Që kur u propozua nisma “Një brez, një rrugë”, Kina ka përmirësuar bashkërendimin e politikave, ka forcuar ndërlidhjen infrastrukturore, ka promovuar tregtinë e lirë, ka thelluar integrimin financiar dhe ka nxitur forcimin e lidhjeve njerëzore me vendet pjesëmarrëse në këtë nismë.

Dokumenti përshkruan përpjekjet e Kinës për bashkëpunim ndërkombëtar në ndihmën emergjente në raste fatkeqësish, reagimin ndaj emergjencave të shëndetit publik, sigurimin e ndihmës ushqimore për të përballuar urinë, mbështetjen për rimëkëmbjen dhe rindërtimin pas katastrofave, përmirësimin e përgatitjes për raste katastrofash dhe të zbutjes së katastrofave, si dhe zbutjen e krizave të emigrantëve dhe refugjatëve

Sipas librit të bardhë, Kina synon të ndihmojë vendet në zhvillim të rrisin aftësinë e tyre për zhvillim të pavarur dhe ka rritur ndihmën e shënjeshtruar për këtë qëllim me anë të zhvillimit të burimeve njerëzore dhe bashkëpunimit teknik.

Kina i ka ndihmuar ekonomitë e tjera në zhvillim të përmirësojnë aftësitë e tyre në qeverisje, planifikimin dhe zhvillimin ekonomik, si dhe në trajnimin e profesionistëve teknikë dhe personelit të aftë në qeverisje, thuhet në librin e bardhë “Bashkëpunimi ndërkombëtar për zhvillimin i Kinës në epokën e re”.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Merita Ramadani Alimi mer mirënjohje si një ndër menaxheret më të suksesshme për vitin 2019

admin

Tërpejca e Ohrit, destinacion tërheqës turistik edhe në ditët e vjeshtës

T E

Angellovska Bezhoska: Shënohet stabilizim gradual i tregjeve ndërkombëtare finansiare

Z H

Kosova humb milionat për shkak të pandemisë

R ZH

Pandemia do të ketë efekte më afatgjata

Z H

Arifi dhe Selami me projekt të ri për malësinë e Tetovës

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...