Kina publikon librin e bardhë për kuadrin ligjor dhe masat kundër terrorizmit

nga V.E.

Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës publikoi të martën një libër të bardhë të titulluar “Kuadri ligjor dhe masat kundër terrorizmit të Kinës.”

Përveç “Parathënies” dhe “Përfundimit”, libri i bardhë përbëhet nga pesë pjesë: “Një kuadër ligjor i përmirësuar kundër terrorizmit”, “Dispozita të qarta për përcaktimin dhe ndëshkimin e veprimtarive terroriste”, “Ushtrimi i standardizuar i fuqisë në luftën kundër terrorizmit”, “Mbrojtja e të drejtave të njeriut në praktikat kundër terrorizmit” dhe “Mbrojtja efektive e sigurisë së njerëzve dhe sigurisë kombëtare.”

Terrorizmi është armiku i përbashkët i njerëzimit, që përbën një kërcënim të rëndë për paqen e sigurinë ndërkombëtare dhe një sfidë për të gjitha vendet dhe për të gjithë njerëzimin, vihen në dukje në librin e bardhë, duke shtuar: “Të gjithë anëtarët e komunitetit ndërkombëtar mbajnë përgjegjësinë për ta luftuar atë” shkruan CMG.
Në këtë dokument theksohet se, si viktimë e terrorizmit, Kina është përballur me kërcënimin e tij të vërtetë. Kina i ka kushtuar gjithmonë rëndësi të madhe luftës kundër terrorizmit të bazuar në ligj dhe ka mbledhur përvojë duke nënshkruar e miratuar konventat dhe traktatet ndërkombëtare dhe duke ndryshuar e përmirësuar ligjet penale.

Përgjatë viteve, Kina ka gjetur një rrugë të luftës kundër terrorizmit të bazuar në ligj që përputhet me realitetet e saj, duke krijuar një kuadër të fortë ligjor, duke nxitur zbatimin e rreptë, të paanshëm e të bazuar në procedurë të ligjit dhe duke siguruar një administrim të paanshëm të drejtësisë dhe mbrojtjen efektive të të drejtave të njeriut, sipas librit të bardhë.

“Kina ka mbrojtur sigurinë kombëtare dhe publike, ka ruajtur jetën dhe pronën e njerëzve dhe ka kontribuuar në sigurinë e qëndrueshmërinë globale e rajonale,” pohon dokumenti.

Masat kundër terrorizmit që promovojnë vlerat e përbashkëta të njerëzimit, përputhen me normat dhe parimet e Kombeve të Bashkuara e përshtaten me kushtet kombëtare dhe institucionet e veta ligjore, janë të gjitha pjesë e përpjekjeve globale për të luftuar terrorizmin mbi bazën e shtetit të së drejtës, sipas librit të bardhë.

Duke zbatuar vizionin e një komuniteti global me të ardhme të përbashkët, Kina është e gatshme të punojë nga afër me vendet e tjera për të çuar përpara kauzën e luftës kundër terrorizmit si pjesë e qeverisjes globale, thuhet në dokument.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More