Kina ka reaguar lidhur me “Aktin e zonave detare ” të aprovuar nga autoritetet filipinase .
Asambleja Kombëtare Popullore e Kinës dhe Ministria e Punëve të Jashtme kanë kundërshtuar dy të ashtuquajturat ligje të Filipineve, “Akti i rrugëve detare arkipelagore të Filipineve” dhe “Akti i zonave detare të Filipineve”.
Zëdhënësja e MPJ , Mao Ning vuri në dukje se ndërmjet të ashtuquajturit “Akti i zonave detare të Filipineve”, pala filipinase i përfshin në mënyrë të paligjshme ishullin Huangyan dhe pjesën kryesore të ishujve Nansha të Kinës, si edhe hapësirat detare përkatëse, në hapësirën detare të Filipineve. “Ky veprim shkel seriozisht sovranitetin e Kinës mbi Detin e Kinës Jugore dhe të drejtat e interesat e saj detare dhe pala kineze e dënon dhe e kundërshton kategorikisht atë.