Kina ka regjistruar 11 raste të reja me koronavirus.
Kina raportoi 11 raste të reja me COVID-19 më 14 tetor, nga 20 ditë më parë, tha autoriteti shëndetësor i vendit të enjten, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha se 10 nga rastet ishin infeksione të importuara me origjinë nga jashtë, krahasuar me 14 një ditë më parë.
Një infeksion i ri lokal u raportua në Qingdao, ku qeveria e qytetit po kërkon të testojë çdo person këtë javë për shkak të rasteve të fundit të lidhura me një spital që trajton infeksionet e importuara.
Komisioni raportoi gjithashtu 23 raste të reja asimptomatike, nga 18 një ditë më parë.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara COVID-19 në territorin e Kinës tani qëndron në 85,622, ndërsa numri i të vdekurve mbeti i pandryshuar në 4,634. /Lajmi.net/