Kina rrit kufirin e investimeve të kapitalit nga fondet e sigurimit, për të mbështetur tregun e kapitalit

nga Redaksia

Autoriteti Rregullator Financiar i Kinës njoftoi të martën disa masa për të rritur kufirin në investimet e kapitalit nga fondet e sigurimeve. 

Masat, e përshkruara në një qarkore të lëshuar nga Administrata Kombëtare e Rregullatorit Financiar, synojnë të zgjerojë kanalet e investimeve për fondet e sigurimit dhe të injektojnë më shumë kapital në ekonominë reale. 

Sipas qarkores, kufiri i sipërm i raportit të shpërndarjes së aktiveve të kapitalit u rrit me 5 pikë përqindjeje për disa sigurues. Ai inkurajon gjithashtu mbështetje më të madhe për investimet e kapitalit në industritë strategjike në zhvillim të vendit, si edhe nxitjen e forcave të reja prodhuese cilësore.

Administrata tha se do të vazhdojë të përsosë rregulloret mbi përdorimin e fondit të sigurimeve, për të rritur rolin e sektorit si një burim kapitali afatgjatë dhe të durueshëm, për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. 

Pas njoftimit të masave, disa sigurues të mëdhenj, duke përfshirë China Life Insurance, China Pacific Insurance dhe New China Life Insurance, shprehën mbështetje të fortë, duke shprehur besim në perspektivën ekonomike të Kinës dhe tregun e kapitaleve.

Ata u zotuan të rrisin investimet afatgjata të aksioneve, me fokus në industritë strategjike në zhvillim, duke kontribuar me kapital afatgjatë në stabilitetin e tregut dhe rritjen e forcave të reja prodhuese cilësore. 

Përballë turbulencave financiare globale, Kina po zbaton një sërë masash të shpejta dhe intensive, me synimin për të stabilizuar tregjet e aksioneve dhe për të rivendosur besim tek investitorët. Disa firma shtetërore të operimit të kapitaleve, lëvizën me shpejtësi për të rritur zotërimet e tyre të aksioneve vendase.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More