Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kina, sanksione ish-zyrtarëve të administratës Trump

Kina vendosi sanksione ndaj zyrtarëve të administratës Trump vetëm disa minuta pasi Joe Biden u betua si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, sipas njoftimeve të ministrisë së jashtme kineze.

Ish-Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ishte mes 28 personave që ministria tha se “planifikuan, promovuan dhe ekzekutuan një seri lëvizjesh të çmendura që kanë ndërhyrë rëndë në punët e brendshme të Kinës, dëmtuan interesat e Kinës, ofenduan popullin kinez dhe prishën seriozisht marrëdhëniet Kinë-SHBA”.

Kina vendosi sanksione edhe ndaj këshilltarit tregtar të ish-Presidentit Donald Trump, Peter Navarro, ish-Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien dhe paraardhësit të tij, John Bolton.

Ministria tha se individëve të sanksionuar dhe familjarëve të tyre të ngushtë “u ndalohet të hyjnë në territorin e Kinës, Hong Kong dhe Makao”. Ajo gjithashtu tha se ata dhe entitetet e lidhura me ta janë të ndaluar të bëjnë biznes me Kinën.

Marrëdhëniet kinezo-amerikane u përkeqësuan ndjeshëm pasi ish-Presidenti Trump filloi luftërat tregtare kundër Pekinit pak pasi hyri në Shtëpinë e Bardhë.

Postime të ngjashme

Rritje e rasteve me COVID-19: Mbyllet Finlanda

S.B.

Vaksina e Pfizerit 94 për qind efektive në studimin me 1.2 milion njerëz

S.B.

Raportuesi i OKB-së: Hetoni sulmet ndaj kampeve në Tigray

S.B.

Von der Leyen: Vaksinojmë 70% të Evropës deri në verë

S.B.

Varianti i ri i koronavirusit, Italia shton masat

S.B.

Vrasja e Khashoggit, publikohen dokumente sekrete

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...