Afërsisht 34.73 milionë njerëz udhëtuan me tren në Kinë gjatë katër ditëve të para të vitit të ri, pavarësisht masave paraprake të Covid-19, bëri të ditur operatori hekurudhor, citon “Xinhua”.
Piku i pasagjerëve hekurudhor nisi më 1 janar, dita e parë e pushimeve treditore të Vitit të Ri, pasi u regjistruan 9.89 milionë udhëtime pasagjerësh, bëri të ditur “China State Railëay Group Co., Ltd.”, që do të thotë 481.000 udhëtarë më shumë se më 1 janar 2020, një rritje prej 5.1 për qind.
Një total prej 3.42 milionë njerëz udhëtuan me avionë në Kinë nga 1 janar deri më 3 janar, sipas Administratës së Aviacionit Civil të Kinës.
Sektori hekurudhor ka marrë masa paraprake kundër COVID-19 gjatë udhëtimit, duke përfshirë kontrollet e temperaturës si brenda dhe jashtë stacioneve, ndenjëset e ndara për pasagjerët me simptoma të etheve, dhe ventilimin dhe dezinfektimin e duhur të mjedisit të udhëtimit.