Ekonomi

Kinë, “China EximBank”, 366 miliardë dollarë kredi për importin

Zhurnal Ads

Banka e Eksport-Importit të Kinës (China EximBank) ka lëshuar më shumë se 2.400 miliardë juanë (rreth 366.5 miliardë dollarë) linja kredie për importin qëkur ka nisur aktivitetin në vitin 2006.

Në fund të shtatorit, instituti kinez ka menaxhuar mbi 1200 projekte kredie për importin, me hua për mbi 600 miliardë juanë, shkruan “Xinhua”.

Në një përpjekje për të mbështetur edicionin e tretë të China International Import Expo (CIIE), banka ka ngritur një linjë kredie prej 350 miliardë juanë për të ndihmuar kompanitë kineze të gjejnë partnerë të rinj importi, veçanërisht në nismën kienze “Një brez një rrugë”.

“China Eximbank” është një institucion krediti i financuar publikisht dhe në pronësi të shtetit i krijuar për të mbështetur tregtinë e jashtme, investimet dhe bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar të Kinës.

Postime të ngjashme

Dyfish është zvogëluar puna e punëtorëve ndërtimor vendor në vendet e huaja

XH,I

Bytyqi: Pakoja e re e masave ekonomike fillon nga java e ardhshme me fundjavë pa TVSH

Z H

Vendimi për rishikim të buxhetit, pas masave ekonomike

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...