Agjencia Zhurnal.mk

Kinë, identifikohen dy raste të murtajës

Dy njerëz në Kinë po trajtohen për murtajë, kanë bërë të ditura autoritetet kineze.

Kjo është hera e dytë që sëmundja, e njëjta që shkaktoi një nga pandemitë më vdekjeprurëse në historinë njerëzore, është zbuluar në rajon – në maj, një çift mongolez vdiq nga murtaja bubonike pasi hëngri veshkën e papërpunuar të një brejtësi, një ilaç popullor.

Dy pacientët e fundit, nga krahina kineze e Mongolisë së Brendshme, u diagnostifikuan me murtajë pneumonike nga mjekët në kryeqytetin kinez Pekin.

Tani ata po marrin trajtimin e nevojshëm në Pekin, dhe autoritetet kanë zbatuar masa parandaluese të kontrollit.

Murtaja, e shkaktuar nga bakteret dhe e transmetueshme përmes kafshimeve të pleshtave dhe kafshëve të infektuara, mund të zhvillohet në tre forma të ndryshme. Murtaja bubonike shkakton nyjet limfatike të fryrë, murtaja septicemike infekton gjakun dhe murtaja pneumonike infekton mushkëritë.

Murtaja pneumonike – lloji që kanë pacientët kinezë – është më e dëmshme dhe nëse mbetet e patrajtuar, ajo është gjithmonë fatale, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).

Gjatë mesjetës, shpërthimet e murtajës shkatërruan Evropën, duke vrarë rreth 50 milionë njerëz. Që nga kjo kohë janë shpikur antibiotikët, të cilët mund të trajtojnë shumicën e infeksioneve nëse kapen mjaft shpejt – por sëmundja nuk është zhdukur.

Në fakt, ajo ka bërë një rikthim kohëve të fundit. Nga viti 2010 deri në 2015, më shumë se 3,248 raste janë raportuar në të gjithë botën, përfshirë 584 vdekje, sipas OBSH-së. Tre vendet më endemike janë Republika Demokratike e Kongos, Madagaskari dhe Peru.

Duke shkaktuar afër 50,000 raste njerëzore gjatë 20 vjetëve të kaluara, murtaja tani është kategorizuar nga OBSH si një sëmundje e rishfaqur.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...