Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Kinë, parashikohet 6 % rritje e GDP-së në vitin 2021

Kina ka vendosur një objektiv të rritjes ekonomike me mbi 6 % në vitin 2021. Kështu deklaroi kryeministri kinez Li Keqiang (shqiptimi: Li Këqian) në raportin e punës të mbajtur të premten në ceremoninë e hapjes së sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore (parlamenti kinez).

Përveç ritmeve të rritjes ekonomike, qeveria ka caktuar objektiva të tjerë, si krijimi i mbi 11 milionë vendeve të punës në qytete, kontrolli i rritjes së çmimeve të konsumit në nivelin rreth 3 %, ulja e harxhimit të energjisë për njësi të prodhimit të brendshëm me 3 % dhe mbajtja e vëllimit të prodhimit të drithërave në 650 miliardë kilogramë.

Në raportin e punës së qeverisë, kryeministri kinez bëri të ditur se në pesë vjetët e ardhshëm, do të hartohet një plan veprimi për nxitjen e pasurimit të përbashkët, do të vijojë t’i jepet përparësi punësimit me anë të shtimit të vendeve të punës, do të realizohet rritja e njëkohshme e të ardhurave të disponueshme të banorëve me atë të PBB-së. Sipas tij, Kina do të përballojë aktivisht çështjen e plakjes së popullsisë, duke nxitur garantimin e nivelit të përshtatshëm të lindshmërisë e duke shtyrë gradualisht moshën e daljes në pension, duke përsosur sistemin e sigurimeve shoqërore për ta ngritur deri në 95 % mbulimin me pensione pleqërie bazë, si dhe do të zbatojë në mënyrë të gjithanshme strategjinë e rigjallërimit rural, me zhvillimin e qëndrueshëm bujqësor dhe rritjen e të ardhurave të banorëve të fshatit, duke konsoliduar rezultatet e zhdukjes së varfërisë absolute vitin e kaluar.

Kryeministri kinez Li Keqiang(Foto nga Xinhua)

Kryeministri kinez Li Keqiang(Foto nga Xinhua)

Pekin(Foto nga VCG)

Pekin(Foto nga VCG)

Gjithashtu, Kina do të hartojë një plan për arritjen e kulmit të lëshimit të karbonit brenda vitit 2030, do të zbatojë hapjen me cilësi të lartë dhe do të përmirësojë rezultatet në tregtinë e jashtme e investime, duke nxitur rritjen e qëndrueshme të import-eksportit e bashkëpunimin me cilësi të lartë në kuadër të nismës “Një brez, një rrugë”, si edhe duke shtuar bashkëpunim ekonomik dypalësh, shumëpalësh dhe rajonal. “Kina është e gatshme të punojë me vendet e tjera për të përballuar së bashku sfidat globale, duke bërë përpjekje të pandërprera për nxitjen e paqes dhe zhvillimit të botës”, deklaroi numri një i qeverisë kineze.

Të premten u hap në Pekin sesioni i vjetor i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës (parlamenti kinez), ku morën pjesë liderët shtetërorë dhe rreth 3000 deputetë nga mbarë vendi.

Sipas agjendës, në sesion do të shqyrtohen raporti i punës së qeverisë qendrore dhe projektet e Planit të 14-t Pesëvjeçar dhe të Objektivave Afatgjata deri në Vitin 2035, duke qartësuar drejtimet dhe metodën e zhvillimit të ardhshëm të Kinës.

Edhe dokumente të tjera për zhvillimin ekonomiko-shoqëror, si buxheti qeveritar etj., dhe projektvendimi i Asamblesë për përsosjen e sistemit zgjedhor të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut, do t’u paraqiten deputetëve për shqyrtim.

Diplomatët e huaj në Pekin në sesionin vjetor(Foto nga Xinhua)

Diplomatët e huaj në Pekin në sesionin vjetor(Foto nga Xinhua)

Siç mësohet, qeveria kineze ka përmbushur objektivat kryesore të Planit të 13-të Pesëvjeçar(2016-2020) në fushën e zhvillimit ekonomiko-shoqëror të vendit.

Në pesë vjetët e kaluar, PBB-ja e Kinës është shtuar nga më pak se 70 trilionë në më shumë se 100 trilionë juanë. 55.75 milionë banorë në zonat rurale dolën nga varfëria dhe Kina ka realizuar misionin e saj për zhdukjen e varfërisë absolute. Janë krijuar mbi 60 milionë vende pune në qytet dhe është ndërtuar sistemi më i madh i sigurimeve shoqërore në botë. Gjatë këtyre viteve është përmirësuar dukshëm mjedisi ekologjik, është përmirësuar vazhdimisht mjedisi i biznesit dhe ka vijuar të zgjerohet hapja e Kinës.

Postime të ngjashme

Shitjet e automjeteve BMW në maksimumin historik

R Zh

Shumë qytetarë në prag të ekzistencës! Çmime më të shtrenjta, paga të njëjta

Z H

2.5 miliard euro investim në Korridorin 8

Z H

Despotovski: Në zona ka trend pozitiv, me aktivitete plotësuese do ta nxisim të vazhdojë

Z H

Bytyqi, Nikollovski dhe Boçvarski në inspektim të rrugës Rankovc-Kriva Pallankë

Z H

FITRCLASSROOM: Maqedonia e Veriut me strategji kombëtare për inteligjencë artifiaciale

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...