Kinë/ Prindërit e pavaksinuar nuk mund t’i dërgojnë fëmijët në shkollë

Nxënësve nuk do t’iu lejohet të kthehen në shkollë në shtator, nëse e tërë familja nuk është vaksinuar kundër koronavirusit, kanë thënë disa qeveri lokale në Kinë.

 

Në disa qytete njerëzve u është thënë se duhet të jenë të vaksinuar për të hyrë nëpër spitale dhe dyqane me ushqim.

Kina u është bashkuar Francës dhe Greqisë, të cilat i kanë bërë vaksinimet të detyrueshme në disa sektorë.

Kina ka thënë se synon të vaksinojë 64 për qind të popullsisë, deri në fund të vitit.

“Ata që ende nuk janë vaksinuar duhet të nguten dhe të marrin vaksinën nëse dëshirojnë që fëmijët të kthehen në shkollë”, është thënë në provincën Guangksi më herët gjatë kësaj jave, duke shtuar se vendimi vlen për nxënësit e të gjitha moshave.

Qeveritë lokale dhe provinca tjera, përfshirë Jiangxi dhe Henan, kanë marrë vendime të ngjashme, duke thënë se vetëm nxënësit, familjarët e të cilëve janë vaksinuar, mund të marrin pjesë në semestrin e radhës.

Mirëpo rregullat dallojnë nga rajoni në rajon.

Në provincën Hebei, nxënësve të moshave 12-17 vjeç, u është kërkuar të kenë familjarët të vaksinuar, mirëpo nuk është bërë e ditur nëse masa vlen edhe për moshat tjera.

Autoritetet më të larta shëndetësore në Kinë, kanë thënë se ndonëse vaksinimi do të inkurajohet, vendimi për t’u imunizuar do të jetë individual.

Megjithatë, niveleve më të ulëta qeveritare u është thënë që ta kenë prioritet rritjen e shkallës së vaksinimit.

Autoritetet në Kinë kanë dhënë më shumë së 1.4 miliard doza të vaksinës kundër koronavirusit – ndonëse komisionet shëndetësore nuk kanë treguar sa njerëz janë vaksinuar plotësisht.tch

Related posts

Angela Merkel: Duhet të vazhdojë dialogun me talebanët

Redaksia

Gjermania hedh poshtë kritikat ndaj alarmeve për përmbytje

D V

Mjekësia tradicionale zgjerohet gjithnjë më shumë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com