Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kinë, së paku 7 të vrarë në një sulm me thikë

Të paktën shtatë persona u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën në një sulm me thikë në verilindje të Kinës, njoftoi media shtetërore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sulmi në qytetin Kaiyuan në provincën Liaoning u krye para një saune dhe banje. I dyshuari, i identifikuar nga media me mbiemrin e tij Yang, u arrestua, ndërsa motivi i sulmit mbetet i panjohur.

Ligji kinez kufizon shitjen dhe posedimin e armëve të zjarrit, ndërsa sulmet masive zakonisht kryhen me thika ose eksplozivë artizanalë.

Autorët e sulmeve të ngjashme në të kaluarën janë përshkruar si të sëmurë mendorë ose të tillë që mbajnë inate ndaj shoqërisë.

Në një nga sulmet e mëparshme, roja e sigurisë së shkollës me një thikë në dorë plagosi të paktën 39 veta në një kopsht fëmijësh në rajonin jugor Guangxi në qershor të këtij viti. Fajtori u dënua me vdekje.

Në vitin 2018, një burrë vrau një person dhe plagosi 12 të tjerë në një sulm me thikë në një qendër tregtare në Pekin.

Postime të ngjashme

Numri i rasteve të reja nuk po zvogëlohet, masat epidemiologjike janë forcuar

T E

​Mjeku slloven infektohet pas marrjes së dy dozave të vaksinës

T E

Gjermania dënon një ish-agjent sirian për torturë

T E

Francë, përkeqësohet situata si pasojë e COVID-19 – pritet ashpërsimi i masave

T E

Blinken kërkon kthimin në mekanizmin e OKB-së për të drejtat e njeriut

S.B.

Çdo i treti gjerman nuk dëshiron të vaksinohet

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...