Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kinë, studimi: Efektet e Covid-19 mund të zgjasin

Një studim doli në përfundimin se Covid-19 dhe sëmundjet e lidhura me të mund të shkaktojnë probleme shëndetësore, me mbi 70% të pacientëve të kuruar që kanë shfaqur qoftë edhe një simptomë pas rikuperimit.

Studimi, i cili testoi 1733 pacientë me Covid, të dalë nga spitali Jinyiantan Wuhan në provincën kineze Hubei, nga 7 janari deri më 29 maj, zbuloi se pacientët e shëruar shfaqnin ende probleme me lodhjen, dobësi muskulore, vështirësi në gjumë dhe ankth, shkruan “China Daily”.

Koha mesatare në të cilët pacientët tregonin simptomat ishte 6 muaj, deklaroi Cao Bin, kryesuesi i studimit dhe nëndrejtori i Spitalit të Miqësisë Kinë-Japoni.

Zbulimi u publikua në Konferencën Shëndetësore Lancet-CAMS (Akademia Kineze e Shkencave Mjekësore), që u zhvillua në Pekin.

Rezultatet e tij treguan se gjashtë muaj pasi pacientët raportuan për herë të parë simptoma Covid-19, rreth 50 për qind e tyre ende kishin të paktën një simptomë. Më shumë se 20 për qind raportuan ndërlikime psikologjike.

Postime të ngjashme

Parlamenti i Malit të Zi votoi Rezolutën mbi Srebrenicën

Dafina Vidishiqi

Dhoma e Përfaqësuesve voton për t’i dhënë fund autorizimit për luftën në Irak

Dafina Vidishiqi

Amerika do të investojë 3.2 miliardë dollarë për të zhvilluar tableta kundër COVID-19

Dafina Vidishiqi

Gjykata e Karolinës së Jugut ndalon dy ekzekutime derisa “skuadra e pushkatimit të jetë në dispozicion”

Dafina Vidishiqi

Vdes themeluesi i shtetit të Zambisë, ish-presidenti Kaunda

Dafina Vidishiqi

Merre vaksinën, fito dhuratë – kështu po i nxit Hong Kongu qytetarët të vaksinohen

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...