Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Kinematografia në zi, ndahet nga jeta James Bond-i i parë

Sean Connery ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare dhe lajmi është thënë nga familja e tij, shkruan BBC.

Aktori Skocez, i cili ishte i njohur më së shumti për portretizimin e tij të James Bond, vdiq i qetë në gjumë, në Bahamas. Djali i tij tha se Sean Connery kishte qenë “i sëmurë për ca kohë”.

Plot shtatë filma me Agjentin 007 ka luajtur Connery, duke qenë i pari që solli për publikun personazhin triller të filmave me spiunë. Connery ka një karrierë që ka zgjatur me dekada dhe gjithë këto vite janë shpërblyer me çmime të mëdha.

Ai ka fituar një herë çmimin Oskar, dy çmime Bafta dhe tre Golden Globes. Connery konsiderohet si aktori më i mirë që ka luajtur rolin e Agjentit 007.

Filmat e tjerë të Sir Sean Conney të njohur botërisht janë “The Hunt for Red October”, “Indiana Jones and the Last Crusade” dhe “The Rock”. Në vitin 2000, ai mori titullin Kalorës nga mbretëresha Elizabetë e Britanisë.

Postime të ngjashme

Traviata si një film/ Saimir Pirgu do të jetë në rolin e Alfredos

S.B.

Prezantuesit e çmimeve Oscar 2021

S.B.

Poezia e Visar Zhitit në filmin irlandez `To the Moon`

S.B.

“Nomadland”, fituesi i madh i BAFTA-s

S.B.

Ungharetti, poeti i natyrës dhe shpirtit

S.B.

Origjina e panjohur e ‘Himnit të alfabetit’, të shkruar nga Parashqevi Qiriazi

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...