Kinezët përkujtojnë 130 vjetorin e lindjes së Mao Ce Dunit

nga V.E.

Në Pekin u organizua një bisedë me rastin e 130-vjetorit të lindjes së Mao Ce Dunit. Në fjalimin e mbajtur në këtë bisedë, presidenti kinez Xi Jinping u shpreh se Mao Ce Duni është themeluesi i kauzës së modernizimit socialist të Kinës. Reforma dhe Hapja me botën e jashtme janë politika kyçe për realizimin e modernizimit të Kinës. Për të nxitur modernizimin, duhet të thellohen më tej Reforma dhe hapja, të çlirohen e zhvillohen forcat prodhuese dhe të forcohet gjallëria shoqërore, shkruan CMG Xi theksoi se për modernizimin e Kinës nevojitet puna e përbashkët e të gjithë kinezëve. “Ne duhet të zbatojmë parimet ‘Një vend, dy sisteme’, ‘Qeverisje e Hong-Kongut nga banorët e Hong-Kongut”, ‘Qeverisje e Makaos nga banorët e Makaos’ dhe ‘shkallë e lartë autonomie’, duhet t’i përmbahemi qeverisjes së Hong-Kongut e Makaos sipas ligjit dhe të ndjekim e të përsosim parimin ‘Një vend, dy sisteme’. Duhet t’i përmbahemi parimit të ‘Një Kine’ dhe Konsensusit të vitit 1992, të thellojmë bashkëpunimin ndërmjet dy brigjeve të Ngushticës së Tajvanit në të gjitha fushat dhe të nxitim zhvillimin paqësor të marrëdhënieve ndërmjet dy brigjeve, duke ndaluar ndarjen e Tajvanit nga atdheu,”u shpreh ai. Xi Jinping-u vuri në dukje gjithashtu se modernizimi i Kinës është modernizim paqësor, i cili jo vetëm i sjell popullit kinez përfitime, por edhe nxit modernizimin e vendeve të ndryshme. Zhvillimi i Kinës do të thotë rritje e forcave paqësore botërore, u shpreh Xi, duke shtuar që Kina nuk kërkon kurrë hegjemonizëm dhe ekspansion.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More