Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Kini kujdes se çfarë thoni, edhe fshesat elektrike mund t’ju përgjojnë

Kur fshesat me korrent u shfaqën në treg ato ishin revolucionare. 

Shumëkush menjëherë e pëlqeu idenë që dikush të bënte punë shtëpie për ju. Sidoqoftë, në fillim ato nuk ishin të zgjuara dhe as që ishin efikase, shkruan Forbes.

Sot situata është krejt tjetër. Shumica e modeleve lidhen në internet, ju mund t’i menaxhoni ato duke përdorur aplikacionin nga telefoni juaj, ata skanojnë lokalet dhe dinë saktësisht se çfarë, ku dhe kur të pastrojnë, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, e gjithë kjo teknologji shtesë i bën ata më të prekshme ndaj sulmeve kibernetike. Hulumtimi nga Universiteti i Maryland ka treguar se pastruesit robotik janë problematikë.

Ata analizuan të dhënat dhe arritën, me ndihmën e disa teknikave të ndryshme, të merrnin një regjistrim të një bisede dhe një programi televiziv që u zhvillua në dhomën ku punonte fshesa me korrent.

Ky hulumtim tregoi se çdo pajisje që përdor Lidar (një teknologji navigimi që përdor lazer për të matur distanca të ndryshme rreth pajisjes) mund të hakohet dhe të përdoret për të mbledhur regjistrime audio, edhe nëse nuk ka një mikrofon në të.

Në përkthim, fshesa juaj me korrent robot mund t’ju përgjojë pa qenë madje i vetëdijshëm për këtë.

Gjithashtu, për faktin se njerëzit punojnë më së shumti nga shtëpia për shkak të të gjithë situatës, këto fshesa me korrent mund të bëhen një mjet shumë efikas, si për spiunazhin industrial ashtu edhe për vjedhjen e të dhënave private të ndjeshme, siç janë të dhënat e bankës.

Për çdo rast, do të ishte më së miri që të keni ende biseda konfidenciale në dhomat ku nuk ka fshesa elektrike të zgjuara.

Postime të ngjashme

Formula 1 në qiell: Makina e parë garuese bën fluturimin e parë, para debutimit të garës më vonë këtë vit

Dafina Vidishiqi

Detaje të rreja rreth kompjuterit të parë kuantik

Dafina Vidishiqi

Zbulohen karakterisitikat e Windows 11/ Ja risitë

Lea Muslija

Astronautët riparojnë panelet diellore të Stacionit Ndërkombëtar

Lea Muslija

Ja kur do të arrijë pajisja e fundit e realitetit virtual nga Sony dhe si do të duket

Dafina Vidishiqi

Zbulohen madhësitë e Samsung Galaxy S22, sërish i veçantë modeli Ultra

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...