Viti 2020-të ishte vit jubilar për Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, në të cilin kremtoi 15 vjetorin e ekzistencës së saj dhe organizoi edicionin e 10-të jubilar të ngjarjes tradicionale TOP 100. Gjatë gjithë ekzistencës së saj, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore është udhëhequr nga një strategji, e cila përqendrohet në promovimin dhe mbështetjen e bizneseve dhe ekonomisë në tërësi në vendin tonë.
Si element i rëndësishëm i Odës është rritja dhe zhvillimi i kompanive, gjë të cilën e ndjek së afërmi. Pikërisht për shkak të këtyre elementeve të rëndësishme realizohet projekti TOP 100, përmes së cilit kryhet analiza, sipas së cilës më pas renditen dhe shpërblehen kompanitë më të suksesshme. Me ekzistencën dhe realizimin dhjetëvjeçar, TOP 100 është dëshmuar të jetë një ngjarje e vetme e këtij lloji për promovimin dhe nxjerrjen në pah të bizneseve më të mira në vend, të cilat kësisoj veçohen nga turma e bizneseve në komunitetin afarist.
Në edicionin e 10-të jubilar të ngjarjes TOP 100, përmes treguesve kryesorë të paracaktuar, si të ardhurat vjetore, fitimi neto, numri i të punësuarve, investimet dhe ROE (kthimi në kapital), u përzgjodhën TOP 5 kompani. Vendi i pestë në ngjarjen TOP 100 i takoi kompanisë KIPPER MARKET, e cila është anëtare shumëvjeçare dhe përkrahëse e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.
KIPPER MARKET është një nga zinxhirët më të suksesshëm të marketeve në tregun e Maqedonisë së Veriut. Zinxhiri i KIPPER MARKET është rritur dhe vijon të rritet, me mbi 60 markete në mbarë vendin, me një gamë prej mbi 2000 produktesh. Duke e zgjeruar rrjetin e dyqaneve, KIPPER synon të jetë më afër konsumatorëve të saj dhe të dëshmojë se është market për të gjithë.
Me moton kryesore “kurse çdo ditë”, KIPPER investon vazhdimisht në kënaqësinë e konsumatorëve, në mënyrë që ata të marrin më të mirën me çmimet më të mira, duke mundësuar kështu kursime të përhershme.
KIPPER MARKET, përveç se përqendrohet në kënaqësinë e klientëve, punon vazhdimisht edhe në kënaqësinë e punonjësve të saj, të cilët janë kyç për suksesin e plotë të kompanisë. Investimi në edukimin e stafit siguron cilësinë më të lartë të shërbimit dhe rrit besueshmërinë te klientët dhe bashkëpunëtorët e saj.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vazhdon si çdoherë të motivojë bizneset për të përmirësuar veprimtarinë e tyre. Përveç motivimit të pareshtur të bizneseve, Oda vijon të mbrojë interesat e biznesit në vend dhe të mbështesë zhvillimin e tyre.