Agjencia Zhurnal.mk

Kiracovski thërret VMRO-në që së bashku të përmirësojnë padrejtësitë nga regjimi i Gruevskit

Shkup, 13 janar – Zhurnal.mk – Kryetari i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrdhënie mes Bashkësive, Aleksandar Kiracovski, ka akuzuar VMRO-DPMNE-në se kjo parti po vazhdon të veprojë njëlloj si në kohën e regjimit të Gruevskit, kur lustrimi shfrytëzohej për satanizimin e atyre që nuk mendojnë njëlloj politikisht, përcjellë Zhurnal.

Ai i bënë thirrje VMRO-së që të përmirësojnë padrejtësinë që kanë shkaktuar në kohën e regjimit.

“Thërras VMRO-DPMNE-në që të gjithë së bashku të përmirësojmë padrejtësinë që ishte shkaktuar në kohën e regjimit. Kuorumi do të mundësohet edhe pa deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët gjysmë ore qëndronin para derës së komisionit dhe e bllokonin fillimin e komisionit. Padrejtësia mund të përmirësohet në mënyrë të ndryshme nga ajo që e solli regjimi i Gruevskit. U kërkoj falje dhe më vjen keq për padrejtësitë e shkaktuara ndaj të gjithë atyre që u lustruan, ndërsa nuk duheshte, të cilët përmes anulimit të lustrimit në një mënyrë do të përmirësohet padrejtësia”, tha Kiracovski.

Ai tha se për gjysmë ore do të kenë kuorum edhe pa VMRO-DPMNE-në, që nuk do të jetë pengesë në aspektin juridik, por tha se pret obstruksione në gjithçka tjetër. Deputeti shpreson se deri në shpërbërjen e Kuvendit, do të arrijnë të procesuojnë të gjitha amandamentet të cilat do të dorëzohen nga partia opozitare./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...