Ish-presidenti Kirgistanit deklaroi se do të kërkojnë dorëheqjen e Jeenbekov për të ruajtur unitetin dhe bashkimin e popullit
Ish-presidenti i liruar nga burgu në Kirgistan, Almazbek Atambayev, kërkoi që presidenti i vendit, Sooronbay Jeenbekov, të japë dorëheqjen, transmeton Anadolu Agency (AA).
Atambayev, i cili u lirua nga burgu të martën nga mbështetësit e tij gjatë protestave zgjedhore, mbajti një fjalim duke iu drejtuar mbështetësve të tij përpara qendrës së përgjithshme të Partisë Social Demokrate në të cilën ai është themelues.
Atambayev, i kërkoi falje popullit të Kirgistanit për shkak të gabimeve që ka kryer në të kaluarën gjatë periudhës së tij në pushtet dhe gjithashtu kritikoi ashpër presidentin Jeenbekov.
Ish-presidenti Kirgistanit deklaroi se do të kërkojnë dorëheqjen e Jeenbekov për të ruajtur unitetin dhe bashkimin e popullit.
Bashkë me mbështetësit e tij, Atambayev, kaloi në marshim për t’u mbledhur në sheshin Ala-Too në kryeqytetin Bishkek.
Ndërkohë edhe presidenti Sooronbay Jeenbekov për të penguar mbledhjen e protestuesve shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Bishkek gjatë orës 20.00-08-00.
Mbështetësit e partive opozitare që nuk njohën rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 4 tetor në Kirgistan, okupuan ndërtesën e presidencës dhe parlamentit si dhe liruan nga burgu ish-presidentin Atambayev.