Kirurgët e “8 Shtatorit” nga e hëna në grevë

Shkup, 24 shtator – Stafi i kirurgjisë në spitalin “8 Shtatori” paralajmëron grevë që nga e hëna. Revolta e mantel bardhëve të këtij reparti do të shprehet duke mos kryer asnjë ndërhyrje kirurgjike që nuk është urgjente.

Kirurgët i dërguan një letër të hapur drejtorit të spitalit Hristijan Kostov, institucioneve shëndetësore dhe qeverisë se që të hënën do të protestojnë për të kthyer në normalitet punën e tyre. Ndër kërkesat që kanë vënë kusht janë rihapja edhe e 4 sallave të operacioneve ngaqë tani funksionojnë vetëm dy për intervenime kirurgjikale. Sipas tyre, pacientët nuk mund të caktojnë terminë për ekzaminime të tilla, ngaqë reduktimet janë bërë nga riorganizimi i stafit në luftën kundër pandemisë.

Related posts

Debat publik për Draft – ligjin për shitjen e tokës bujqësore shtetërore

Z H

ASH – AAA për gjendjen e arsimit shqip: “Shoqëri për të gjithë”, vetëm demagogji

D V

Taravari: Arritëm ta mposhtim një shtet të tërë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More