Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Maqedoni

Kirurgu nga Kumanova ndërron jetë nga coronavirusi

Zhurnal Ads

Kumanovë, 21 tetor, zhurnal.mk – D-r Dragan Tasevski, mjek specialist i punësuar në Repartin Kirurgjik në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë ka ndërruar jetë pas komplikimeve nga koronavirusi.

Tasevski kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 para 10 ditëve, ndërsa pas përkeqësimit të gjendjes ishte transferuar në Klinikën Infektive në Shkup.

Nga Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë konfirmojnë se me 9 tetor është konfirmuar Covid-19 tek një punonjës shëndetësorë. Drejtoresha e Spitalit të Kumanovës, Snezhana Zaharieva konfirmon se kolegu i saj ka humbur betejën me koronavirusin.

“Kolega para 10 dite është shtrirë në Klinikën Infektive në Shkup, si pasojë e një bronhopneumonie serioze të shkaktuar nga Covid-19. U tregua që është pozitiv me pasqyrë të rëndë klinike dhe është dërguar në Klinikë. Dje pasdite i është përkeqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë. E kam të vështirë të humb një kolegë profesionist të lartë, një njeri të madh, i cili kontribuoi në betejën me koronavirusin dhe funksionimin e përgjithshëm të Spitalit të Kumanovës”, tha Zaharieva.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Panovski: Është çmenduri që një person i shëndetshëm të pijë antibiotik

E.E.

Teatri shqiptar, Stefovska: Së shpejti do të filloj me punë

T E

Paditet ish ministrja e financave, Angelovska

T E

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për dhunimin e një femre në Mitrovicë

admin

VMRO-DPMNE-ja kundërshton seancat online në Parlament

E.E.

Tiranë/ Arrestohen 7 persona, ja për çfarë akuzohen

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...