Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kisha sfidon qeverinë/ Greqi – Vendet e besimit, të hapura më 6 janar

Kisha ortodokse greke ka njoftuar se do të sfidojë urdhrin e qeverisë për izolim me qëllim ndalimin e infektimeve dhe do të hapë vendet e besimit për të shënuar Epifaninë, këtë të mërkurë.

Pas një sesioni emergjent, Sinoda e shenjtë, organi qeverisës i kishës, klerikët thanë se do të vijojnë sipas planit dhe do të festojnë pagëzimin e Krishtit, më 6 janar.

“Sinoda nuk është dakord me masat e reja të qeverisë për sa i takon funksionimit të vendeve të besimit dhe insiston në ndjekjen e planit për të cilin ishte rënë dakord fillimisht me shtetin”, thanë klerikët në një deklaratë.

Njoftimi vjen në vazhdë të kufizimeve të reja një javore mbi lëvizjen dhe përbën një nga aktet më të hapura të sfidës nga një institucion i fuqishëm. Para sezonit të festave, qeveria e Athinës tha se do të zbuste masat dhe do të lejonte që vendet e besimit të kryenin shërbimet e tyre për krishtlindje, ditën e Vitit të Ri dhe Epidaninë.

Por, pasi sistemi shëndetësor në vend u gjend nën presion, pas rritjes së rasteve të koronavirusit, qeveria doli me një vendim tjetër në fundjavë duke thënë se kufizimet do të riktheheshin për të mundësuar rihapjen e shkollave më 11 janar. Greqia ka qenë nën izolim të pjesshëm që nga 7 nëntori. Si kryeministri Mitsotakis, që e nisi vitin e ri me një rifreskim të kabinetit më herët të hënën, do të reagojë ndaj vendimit, mbetet për t’u parë.

Epidemiologët grekë kanë kërkuar masa akoma më të ashpra për të vënë nën kontroll valën e dytë të pandemisë në vend, ku janë regjistruar mbi 140 mijë të infektuar dhe 5 mijë viktima. Epifania, që shënon fundin e festave të krishtlindjes, është një nga festivalet më të rëndësishme fetare në kalenderin greko-ortodoks.

Postime të ngjashme

Avioni bën ulje të detyruar në Sofje! Pasagjeri sulmoi stjuardesën dhe…

T E

Frika nga protesta e grave, Pallati Presidencial rrethohet me barrikada para 8 marsit

T E

Tërmet tjetër me madhësi 4.2 të shkallës Rihter “trondit” Larisën

T E

Piloti fik motorrët e avionit me 101 persona në bord, tmerrohen pasagjerët

T E

Mianmar, forcat e sigurisë hapin zjarr, bëjnë bastisje

T E

Pronari merr peng qiraxhijtë e padëshiruar, i lidh e i hedh dhjetra km larg

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...