Prokuroria Themelore Publike ka ngritur aktakuzë kundër personave që kanë organizuar lojëra fati kundërligjshëm në Maqedoninë e Veriut.
“Pas kryerjes së procedurës hetimore, deri te Gjykata Themelore Penale në Shkup është ngritur aktakuzë kundër dy personave të cilët në katër vitet e fundit kundërligjshëm kanë organizuar lojëra të fatit”, sqaroi Prokuroria Themelore Publike.
Kjo aktakuzë vjen pas kryerjes së procedurës hetimore, duke u konstatuar nga Prokuroria se nga këto para janë blere pasuri e luajtshëm të e paluajtshme. Në lidhje me këtë procedurë hetimore, dy persona tjerë e kishin pranuar fajin.
“Prokuroria kërkoi që gjykata t’i shpallë fajtorë të pandehurit për krimet për të cilat ngarkohen dhe propozoi që të konfiskohen pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të fituara me vepër penale”, raportoi Prokuroria, duke theksuar si pasuri disa banesa, garazhe, vetura, motoçikleta, telefona, para, ari dhe pajisje elektronike.