Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kishin teste PCR të rrejshme, policia e Bosnjës kapi katër shtetas të Maqedonisë

Shkup, 8 prill, Zhurnal.mk – Nëpunësit e policisë kufitare të Bosnjë e Hercegovinës në vendkalimin kufitar Raçë me Serbinë gjatë kontrollit të rregullt në të shtetasve të huaj për hyrje në vend i kanë zbuluar pesë PCR teste të falsifikuara për koronavirus, njofton korrespondenti i AIM-s nga Beogradi.

Në kumtesën e policisë kufitare të Bosnjës dhe Hercegovinës thuhet se PCR testet e rrejshme janë zbuluar dje tek katër shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një shtetas kinez, për çka është informuar edhe prokurori i Prokurorisë Publike të Qarkut në Bjelinë.

“Për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se është kryer vepër penale falsifikim i dokumenteve”, prokurori i Prokurorisë Publike të Qarkut në Bjelinë u informua për ngjarjet, dhe me urdhër të prokurorisë lëndët u janë dorëzuar nëpunësve të policisë kufitare të Raçës.

Gjatë periudhës së kaluar, nga shtatori 2020 deri më 31 mars 2021, policët e policisë kufitare të BeH-së i zbuluan më shumë se 80-të PCR teste të falsifikuara të koronavirusit.

Më së shumti teste të falsifikuara sipas policisë kufitare të BeH-së kanë pasur qytetarët e Turqisë, Kinës, Maqedonisë së Veriut, Gjermanisë dhe Sllovenisë.

Postime të ngjashme

Nuhiu takon Isenin / Gjuha shqipe edhe do të shkruhet edhe do të mbrohet gjithandej

R Zh

Komuna e Çairit shënon ditën e planetit Tokë

R Zh

Sllavjanka Petrovska: Apeloj te të gjithë qytetarët ta mbështesin procesin e vaksinimit

N E

Hoxha: Opozita nuk ka të drejtë të akuzon funksionarët, përderisa nuk jep llogari për (keq)menaxhimin e institucionit të Kulturës

R Zh

Analizë / RMV-të renditet i 30 në Evropë për nga numri i vdekjeve si pasojë e ajrit të ndotur me 120 vdekje në 100 mijë banorë

R Zh

Nga nesër do të vaksionohen deputetët në sallën Boris Trajkovski

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...