Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Kishte afat deri në fund të tetorit për të nënshkruar, Bayerni tërheq ofertën për Alaban

Zhurnal Ads

David Alaba përfundimisht nuk ka rinovuar kontratën me Bayern Munichun.

Mbrojtësi austriak është futur në vitin e fundit të kontratës me kampionin në fuqi të Evropës, por që nuk do të rinovojë.

Lojtari dhe përfaqësuesit e tij e kishin ofertën për rinovim në tavolinë dhe kishin kohë të pranonin atë deri më 31 tetor.

Një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe për këtë ka folur presidenti i Bayernit, Herbert Hainer.

“Pas disa muajve negociata përfaqësuesit e lojtarit na thanë se duan kohë deri në fund të tetorit”.

“Tani ata kanë lajmëruar se oferta jonë mbetet e ulët dhe ne nuk do të diskutojmë më, por edhe kemi tërhequr ofertën nga tavolina”, deklaroi Heiner.

Tani Alaba pritet të shitet nga Bayerni në janar, pasi bavarezët nuk duan ta humbasin me parametra zero në verë.

Barcelona, Real Madrid, Juventus, Inter, Arsenal, Manchester City, Man Utd e Liverpool janë skuadrat që duan transferimin e austriakut. /Telegrafi/

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Bartomeu: Unë dhe bordi im jemi të lumtur që dhamë dorëheqje

admin

Lukaku: Interi nuk është i fortë mendërisht

admin

Krasniqi: Ëndrra ime është të kem një meç në ‘Fadil Vokrri”

admin

Neymari e thyen rekordin e Ronaldos

admin

Arteta: Do të largohen disa lojtarë

Z H

Diego Costa në planet e Arsenalit

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...