Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Kishte rënë në rreth 15 metra thellësi, momenti kur një elefant nxirret nga një pus në Indi

Një elefant është shpëtuar pas një operacioni 14-orësh pasi ra në një pus në Indi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet video tregojnë stafin e shpëtimit dhe fshatarët në Indinë jugore duke ngritur elefantin nga fundi i një pusi të thellë rreth 15 metra më 20 nëntor.

Një ekip prej 50 vetash e ngritën atë duke përdorur një vinç dhe rripa dhe e vendosën të sigurt në tokë.

Siç thuhet më tej, ka qenë një fermer në rrethin Dharmapuri të Tamil Nadu që dëgjoi “thirrjet” e kafshës në pus më 19 nëntor dhe lajmëroi autoritetet lokale.

Pavarësisht nga thellësia e pusit, uji brenda ishte i cekët dhe ishte nxjerrë për ta bërë më të lehtë “qasjen” në elefantin.

Ekipi i shpëtimit kontrolloi elefantin dhe tha se ishte i shëndetshëm para se ai të qetësohej nga një veteriner.

Postime të ngjashme

Të gjitha detajet që duhet të dini para se të provoni BOTOX për herë të parë

Lea Muslija

A e uli pandemia numrin e atakëve të zemrës me 30% në vitin 2020?

Lea Muslija

Këto katër gjëra nga kuzhina janë zëvendësim i shkëlqyeshëm, nëse nuk keni detergjent rrobash

Dafina Vidishiqi

Thënia “besoni instinktit” është një mit

Dafina Vidishiqi

Harresa, përse ndodh?

Dafina Vidishiqi

Porsi skenë e ndonjë përralle – Shtëpiza parajse në xhungël të Kostarikës

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...