Kuriozitete

Kishte shumë vapë, pasagjerja del të “flladitet” në krahët e aeroplanit

Zhurnal Ads

Të gjithë e kemi provuar zhgënjimin e të qenit i mbërthyer në aeroplan, pak para përfundimit të udhëtimit, por megjithatë jemi të detyruar të presim ndërsa zgjidhet ndonjë problem teknik.

Por derisa mendja e shëndoshë na thotë të presim deri në hapjen zyrtare të derës, një pasagjer në Ukrainë me sa duket vendosi se veprimi më i mirë ishte hapja e daljes së urgjencës dhe shëtitja në krahun e aeroplanit, raporton CNN.

Në një video një minutëshe shfaqet një grua teksa shëtiste në krahët e aeroplanit gjersa ka lënë pa fjalë zyrtarët e Aeroportit Ndërkombëtar Boryspil në Kiev, përpara se të thirret përsëri në bord nga ekuipazhi i aeroplanit, transmeton Telegrafi.

Pasagjerja e paidentifikuar, i cili po udhëtonte me një fluturim të Ukrainës International Airlines nga Antalia, Turqi për në kryeqytetin e Ukrainës me burrin dhe fëmijët e saj, thuhet se u dëgjua duke thënë se kishte “shumë vapë” dhe duhej të qetësohej.

Sipas një deklarate nga linja ajrore, siguria e aeroportit dhe policia morën pjesë në skenë, së bashku me mjekët, të cilët përcaktuan se gruaja “nuk ishte nën ndikimin e alkoolit ose ilaçeve”.

Ndryshe, zëdhënësit e Aeroportit Ndërkombëtar Boryspil nuk pranuan të komentonin rreth incidentit, i cili ndodhi më 31 gusht.

https://www.instagram.com/p/CEkEaFmpZam/?utm_source=ig_web_copy_link

Postime të ngjashme

Shembet teleskopi gjigant Arecibo, platforma 800 tonëshe u rrëzua pasi i këputen kabllot

S.B.

Përplaset aeroplani me një ari në Alaskë

S.B.

Një ajsberg nuk mund ta ketë fundosur Titanikun, zbulon një studim i ri

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...