Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kjo është gjendja shëndetësore e Vjosa Osmanit

Prishtinë, 18 nëntor, Zhurnal-ks – U.d e presidentit të vendit, Vjosa Osmani është në gjendje stabile shëndetësore dhe është duke vazhduar obligimet e saj Kushtetuese.

Këshilltari për media i u.d të presidentit, Bekim Kupina ka thënë se kabineti në presidencë dhe në Kuvend po vazhdon punën normalisht.

Dje gjatë ditës, u.d e presidentit Vjosa Osmani ka njoftuar përmes Facebook-ut se është infektuar me COVID 19.

Se cila është gjendja shëndetësore e Osmanit ka bërë të ditur këshilltari për media i u.d të presidentit Bekim Kupina.

Kupina ka thënë se Osmani është në gjendje stabile shëndetësore dhe po vazhdon që t’i kryejë obligimet kushtetuese.

“Pra, u.d.Presidentja është në gjendje stabile shëndetësore dhe po vazhdon t’i kryejë obligimet kushtetuese”, thotë ai, teksa shton se asnjë çështje që lidhet me funksionet e saj nuk do të mbetet pa u mbuluar.

“Siç e ka bërë të ditur në postim u.d. Presidentja Osmani, gjatë periudhës sa do të qëndrojë e izoluar shkaku i infektimit me Covid-19, asnjë çështje që lidhet me funksionet që bartë ajo  nuk do të mbetet pa mbulim”, deklaron Kupina.

Sipas tij, kabineti i Osmanit në presidencë dhe në Kuvend janë duke e vazhduar punën pasi që një pjesë e ekipit tashmë e kanë kaluar përballjen me pandeminë.

“Kabineti në Presidencë, sikurse edhe ai në Kuvend vazhdojnë punën, ngase një pjesë e ekipit tashmë e kanë kaluar përballjen me Covid-19. U.D.Presidentja po i vazhdon të gjitha takimet e planifikuara, vetëm se i ka bartur ato në platforma elektronike. Gjithashtu po vazhdon t’i shqyrtojë e nënshkruaj me kohë të gjitha dokumentet e kërkuara për të dy funksionet që i ushtron”, thotë ai.

Postime të ngjashme

Ben Meir: Kurti të mos e pranojë Asociacionin, i pamohueshëm gjenocidi serb në Kosovë

Lea Muslija

Ministri i Qeverisë për Asociacionin: S’mund ta shkelim Kushtetutën dhe të kemi institucion një etnik

Lea Muslija

Nisma dënohet nga KQZ-ja, mund t’i anulohet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale

Lea Muslija

Fundjava në Kosovë me rrebeshe shiu, java e ardhshme me valë të nxehtit afrikan

Dafina Vidishiqi

Gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë fillon më 15 shtator

Dafina Vidishiqi

Vasfije Krasniqi kërkon solidarizim për ta kundërshtuar dhunën seksuale në luftë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...